Secondary Adv

Detyrimi per hapjen e llogarive bankare- Tatimet: 1 muaj afat per OJF dhe bizneset e vogla

Bizneset të cilat nuk hapin llogari bankare brenda 26 tetorit do gjobiten me 25 mijë lekë, kur janë persona fizikë dhe mbi 400 euro, kur janë persona juridikë. 

 

Administrata tatimore u ka bërë thirrje dje bizneseve që të zbatojnë ndryshimet ligjore, të miratuara së fundmi nga Parlamenti, për të mos u përballur me ndëshkimet financiare. Në fund të muajit të kaluar, Parlamenti ndryshoi ligjin e procedurave tatimore duke miratuar një nen, i cili detyron pjesën dërrmuese të bizneseve që të ketë llogari në një bankë të nivelit të dytë. Më konkretisht, sipas draftit, ky detyrim prek të gjithë personat juridikë, pavarësisht xhiros që realizojnë, si dhe personat fizikë me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit, pra që janë të regjistruar në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar./Shqiptarja.com


Më të lexuarat