Secondary Adv

Hyn ne fuqi ligji i ri per menaxhimin e mbetjeve: Taksa e mbetjeve sipas sasise

Ministria e Mjedisit dhe e Infrastrukturës do përdorin instrumente ekonomikë dhe masa të tjera financiare për të siguruar zbatimin e hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve. 

 

Ministria e Mjedisit dhe ajo e Infrastrukturës do të përdorin instrumente ekonomike dhe masa të tjera financiare për të siguruar zbatimin e hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve, që sipas legjislacionit në fuqi nis me parandalimin e gjenerimit të tyre. Gjithçka përcaktohet në ndryshimet e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të nxjerrë për konsultim publik, ku ndër masat e sugjeruara parashikohet vendosja e detyrimeve financiare dhe kufizimeve për depozitimin dhe djegien e mbetjeve, që nxisin parandalimin dhe riciklimin e mbetjeve, duke e mbajtur depozitimin si opsionin më pak të preferuar për menaxhimin e mbetjeve.

 

Gjithashtu, parashikohet aplikimi i skemave “Paguaj-si-hedh”, që ngarkojnë financiarisht prodhuesit e mbetjeve në bazë të sasisë së mbetjeve të krijuara dhe nga ana tjetër ofrojnë stimuj për ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme dhe për zvogëlimin e mbetjeve të përziera. Të tjera masa parashikojnë vendosjen e stimujve fiskalë për dhurimin e produkteve, në veçanti ushqimin apo përdorimin e masave fiskale ose mjeteve të tjera për të nxitur marrjen e produkteve dhe materialeve të përgatitura për ripërdorim ose riciklim. Referuar legjislacionit në fuqi, pas parandalimit “piramida” e menaxhimit të integruar të mbetjeve, vazhdon me ripërdorimin, riciklimin, rikuperimin, ndërsa hallka e fundit që është asgjësimi apo thënë ndryshe djegia.

 

HIERARKIA E TRAJTIMIT TË MBETJEVE

Parandalimi

Ripërdorimi

Riciklimi

Rikuperimi

Asgjesimi

/Scan


Më të lexuarat