Secondary Adv

Deshtojne negociatat me koncesionarin e Rinasit, nuk lejon aeroport te dyte ne Sarande


Raundi i disatë e negociatave me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit për lejuar ndërtimin e një Aeroporti tjetër në Jug të vendit ka dështuar.


Burimet në Ministrinë e Transporteve bënë me dije se, bisedimet kanë rezultuar pa sukses dhe Riransi do të vijojë të gëzojë të drejttat e monopolit për fluturimet ndërkombëtare që rrjedhin nga kontrata e koncesionit.
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto që në fillim të vitit 2014 pat njoftuar se, është në bisedime me koncesionarët e Rinasit për të lejuar të paktën angazhimin e një aeroporti të ri për qëllime turistike në Jug. I treguar fillimisht optimist për negociatat, Haxhinasto premtoi zhbllokimin në fund të vitit 2014, por duket se, administratorët e Rinasit nuk kanë lëshuar pe.


Marrëveshja koncesionare “bllokuese”
Qeveria shqiptare në vitin 2014 formuloi së bashku me kompaninë koncesionare “Tirana Airport Partners”, një marrëveshje për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit të ardhshëm ndërkombëtar të Rinasit, që parashikonte një klauzolë bllokuese.
Sipas së cilës, “gjatë periudhës së koncesionit, asnjë aeroport tjetër nuk do të licensohet për fluturime komerciale (mallra apo pasagjerë), në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Mw tej thuhet se, do të lejohen ulje avionësh të linjave ndërkombëtare në aeroporte të tjera, veç atij të Rinasit, vetëm në rastet e emergjencës, ose në kohë katastrofash.


Nënë Tereza” është rasti tipik i një koncesioni me ndikim të gjithanshëm, si në pozitat monopol dhe tarifat e larta. Që prej datës 23 prill 2005, Tirana International Airport “Nënë Tereza” menaxhohet dhe operohet nga shoqëria private e quajtur Tirana international Airport SHPK (TIA) më parë në administrim nga shteti.


TIA do të drejtojë të gjitha aktivitetet e Aeroportit deri më 2025. Pavarësisht zgjerimit edhe me dy porta dhe një terminal të ri, tarifat e larta aeroportuale bëjnë që Shqipëria të ketë çmimet më të larta të biletave në rajon. Sipas bilancit të saj, në vitin 2013, kompania rezultoi me një qarkullim vjetor prej 33 milionë eurosh, me një rritje prej 3.5% me bazë vjetore.
Gjithashtu, për shkak të transferimit të monopolit të shërbimeve nuk po aktivizohen Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit dhe të tjera në jug të vendit. Sakaq, qeveria shqiptare nuk ka rishikuar tarifat për më shumë se 7 vjet, ndërkohë që kontrata detyron rishikimin e tyre çdo 3 vjet./Monitor


Më të lexuarat