![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Investimet ne shendetesi, Banka Boterore jep 32.1 milione euro hua
Banka Botërore ka miratuar një fond prej 32.1 milionë euro për të përmirësuar sistemin shëndetësor në Shqipëri. Fondi u miratua sot nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë.
Kostoja totale e projektit është 36.1 milionë euro, nga ku 32.1 milionë janë marrë hua nga BB dhe pjesa tjetër do të paguhet nga vetë shteti. Ky projekt do të prekë të gjithë sektorin e shëndetësisë duke rritur cilësinë dhe shërbimin.
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi mbremjen e te premtes një financim nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim prej 32.1 milionë euro hua për Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri.
Sipas përfaqesueses së Bankës Botërore në Shqipëri, treguesit kryesorë që lidhen me sistemit shëndetësor në Shqipëri flasin për rezultate të ndryshme dhe kanë nevojë për përmirësime. Ndërsa disa prej tyre janë të relativisht të mira sipas standardeve rajonale, cilësia e kujdesit përbën një shqetësim domethënës.
Sektori vuan nga mungesa e efikasitetit dhe nga pabarazitë. Shpenzimet nga xhepi i pacientëve përbëjnë më shumë se gjysmën e shpenzimeve në shëndetësi. Vetëm gjysma e të varfërve janë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore dhe shpenzimet në rritje për shëndetin kanë çuar më shumë familje drejt varfërisë. Pagesat nën dorë mbeten të zakonshme, sidomos në spitalet publike.
Ndërkaq, aktivitetet e projektit do të mbështesin reformimin e sektorit spitalor, përmirësimin e monitorimit dhe menaxhimit të cilësisë dhe efikasitetit të shërbimit përmes krijimit të një sistemit të menaxhimit të informacionit shëndetësor dhe reformimit të sistemit të financimit, duke përfshirë këtu vlerësimin e alternativave për të zgjeruar mbulimin nga sigurimet brenda hapësirës ekzistuese fiskale.
Tahseen Sayed, Drejtore e Bankës Botërore për Shqipërinë, tha se “Projekti i ri do të mbështesë reformat në sektorin shëndetësor, duke synuar përmirësimin e aksesit dhe të efikasitetit në shërbimet e kujdesit shëndetësor”.
“E gjithë popullsia e Shqipërisë do të përfitojë në përgjithësi nga projekti, sidomos nga përmirësimet në efikasitetin e shërbimeve të kujdesit spitalor,” u shpreh Lorena Kostallari, Drejtuese e Lartë e Projektit. Sipas saj, nga fundi i projektit pritet të racionalizohet me 800 numri total i shtretërve në spitale të vogla në rrethe, sipas Masterplanit Spitalor, duke përmirësuar paralelisht shërbimet në spitalet kryesore rajonale.
“Si rezultat i reformës në sektorin farmaceutik, parashikohet një ulje prej 25 për qind i çmimit mesatar për 10 barnat më të përdorura me recetë dhe për 10 barnat më të shtrenjta spitalore. Kjo do të ndikojë pozitivisht në mbrojtjen financiare nga shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Projekti do të mundësojë një rritje deri në 65 për qind të mbulimit nga sigurimet shëndetësore të të varfërve”, nënvizoi ajo.
Gjithashtu, grupe specifike të popullsisë, si ata me sëmundje kronike prioritare, do të përfitojnë nga përmirësimi i kujdesit parësor dhe nga pagesat e ulura me bashkëfinancim për barna kryesore. Kjo do të ulë shpenzimet për pagesat nga xhepi për pacientët. Edhe aktorë të tjerë të sektorit shëndetësor do të përfitojnë nga përmirësimi i kapaciteteve: rreth 700 punonjës të institucioneve të kujdesit shëndetësor, përfshirë këtu edhe Qendrën Spitalore Universitare Tiranë dhe spitalet rajonale, do të përfitojnë nga trajnime dhe veprimtari për ngritjen e kapaciteteve.
Që prej antarësimit të Shqipërisë në Bankën Botërore në vitin 1991, vendi ka përfituar 84 projekte me vlerë mbi 2.1 miliardë USD nga kredite e IDA-s dhe grante e hua të IBRD-së.
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)