Secondary Adv

1 mld leke investime te tjera per qytetet, njesite vendore te aplikojne deri ne 10 mars 2015

 

Qeveria do të hedhë edhe 1 miliard lekë për infrastrukturën vendore, në projekte të cilat pritet të nisin para zgjedhjeve vendore. Njësitë vendore mund të aplikojnë deri më 10 mars 2015.


Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve ka shpallur këtë fundjavë thirrjen e dytë për shpërndarjen e fondeve për projekte të infrastrukturës vendore dhe rajonale, në vlerën 1 miliard lekë, pjesë e buxhetit të shtetit për vitin 2015.
Projektet


Këto para përfshijnë projekte në këto drejtime:
•    Përmirësimi i aksesit dhe lëvizshmërisë (projekte me impakt rajonal dhe ndërrajonal);
•    Rivitalizimi i poleve urbane dhe qendrave rajonale (rilindja urbane e qyteteve dhe qendër rajonesh);
•    Përmirësimi i infrastrukturës vendore dhe ndërvendore;
•    Përmirësimi i infrastrukturës dhe promovimi i atraksioneve turistike (infrastrukturë rrugore me interes turistik, ndërrajonal);
•    Përmirësimi i transportit dhe infrastrukturës ndërlidhëse (terminal autobusësh, ura etj.);
•    Fuqizimi i konservimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore përmes rehabilitimit të mjediseve të artit e kulturës.

Shqyrtimi për financim bëhet për projektet e aplikuara, bëhet nga sekretariati teknik në Ministrinë e Zhvillimit Urban, si dhe pranë sekretariatit të përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, në Kryeministri.


Kriteret per shpalljen fitues
Kriteri kryesor është vlerësimi teknik, i cili ka 70 pikë maksimale. Brenda këtij kriteri është cilësia teknike dhe kostoja që vlerësohen me deri në 20 pikë. Kjo pikë nënkupton se projekti do të jetë me cilësinë më të mirë në vlerën monetare më të ulët.Për të arritur këtë kriter paraqitet projekti dhe preventivat e zbatimit, përshtatur me buletinet e çmimeve referente zyrtare. Niveli i ulët i riskut të zbatimit të projektit, pjesë e kriterit teknik, vlerësohet nga zero deri në 10 pikë. Ai nënkupton që prokurimi publik të orientohet në riskun më të ulët të mundshëm, zbatimin me sukses të projektit dhe përdorimin në afat të fondit shtetëror.


Elementi i tretë teknik është ndikimi i projektit në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe në shërbimet publike ndaj tyre. Ky element vlerësohet nga zero deri në 20 pikë. Brenda këtij elementi janë katër komponentë që vlerësohen secili deri në pesë pikë. Ato janë: pozicioni ndaj qendrës së qarkut, potenciali turistik dhe ndikimi ndaj ekonomisë lokale, rivitalizimi dhe rikualifikimi urban, rehabilitimi urban.


Numri i përfituesve nga projekti është një kriter që vlerësohet deri në pesë pikë dhe po kaq pikë mund të marrin edhe analizat e sakta mbi raportin kosto-përfitim. Ndërkaq, qëndrueshmëria e investimit, parashikimi i fondeve për mirëmbajtje vlerësohet me zero deri në pesë pikë. I njëjti vlerësim bëhet edhe për nivelin e bashkëfinancimit mes qeverisjes qendrore e vendore. Kriteri tjetër është vlerësimi strategjik i projektit, që mund të marrë deri në 30 pikë.
Ai ka të bëjë me përputhshmërinë e projektit me planet kombëtare. Projektet duhet të aplikohen jo më vonë se data 10 mars 2015. Projektet synojnë përmirësimin e aksesit dhe lëvizshmërisë, impakt rajonal dhe mes rajoneve.


Më të lexuarat