Secondary Adv

Nenshkruhet marreveshja mes TAP dhe Hipotekes per kompensimin e pronareve

 

Nënshkruhet marrëveshja mes Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Gazsjellësit TAP. Lidhja e kësaj kontrate do të mundësojë lehtësimin e procedurave në zyrat rajonale të hipotekës për procesin e kompensimit të pronarëve, pasuritë e të cilëve do të preken nga projekti i gazsjellsit TAP.

 


Përshpejtimi i këtyre procedurave do të mundësojë nisjen e punimeve nga ana e TAP për konstruksionin e rrugëve dhe urave në zonat nga ku do të kalojë gazsjellësi. Marrëveshja e nënshkruar mes Hipotekës dhe përfaqësuesve të TAP në Shqipëri i hap rrugën vijimit të procesit të kompensimit të pronave që do të preken nga ky projekt i rëndësishëm.


Kreu i Hipotekës, Ilirjan Muho dhe Drejtori i TAP-it për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo, kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit në prani edhe të drejtuesve të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të të gjitha qarqeve ku do të kalojë gazsjellësi. Sipas Muhos, projekti ka nisur të zbatohet në zyrat e Devollit, Korçës, Skraparit për të vijuar më pas me Beratin, Fierin dhe Lushnjën.
Ndërsa përfaqësuesi më i lartë i Gazsjellësit në Shqipëri garantoi se në respektim të kritereve të vendosura nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kompensimi i pronarëve do të jetë sa më i arsyeshëm.


Duke parë terrenin e vështirë për punimet e gazsjellësit, TAP ka vendosur që Shqipëria të jetë e para nga ku do të nisin punimet për realizimin e projektit, punime që do të fillojnë në muajin qershor të këtij viti. Në vitin 2016 është parashikuar vendosja e tubacioneve të gazit.


Tokat, shpronësim ose me qira


Një pikë e diskutuar kishte të bënte me krijimin e një komisioni për menaxhimin e çështjes së blerjes ose marrjes me qira të tokës ku do të kalojnë rrugët hyrëse të projektit TAP. Në këtë kuadër, kompania TAP AG ka paraqitur në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, kërkesën për vazhdimin e procedurave në procesin e ndërtimit të rrugëve hyrëse.


Procedimi i mëtejshëm do të vazhdojë me përgatitjen dhe miratimin e dy projektvendimeve lidhur me sipërfaqet e tokave pyjore, kullosore dhe bujqësore që do të përdoren për ndërtimin e rrugëve ndihmëse për projektin TAP, si dhe me përcaktimin e hapave për blerjen ose shpronësimin e sipërfaqeve nga ana e kompanisë TAP AG me ndërmjetësimin e strukturave shtetërore.
Ndërkohë, nga ana e kompanisë TAP AG do të përgatitet aplikimi për t’u paraqitur në MEI për miratim, lidhur me marrjen e dokumentit të lejes zhvillimore komplekse, faza e dytë, që ka objekt rrugët ndihmëse.


Përgjatë seksionit shqiptar të gjurmës së gazsjellësit në tokë me një gjatësi prej rreth 210 km lloje të ndryshme të përdorimit të tokës do të ndikohen nga impiante, objekte të ndryshme, si korridoret e gazsjellësit 52 m dhe 400 m, rrugët hyrëse, stacionet e kompresorëve, bazat e tubave dhe kampet.

 

Vendbanimet ku kalon gazsjellësi, komunat bashkitë dhe fshatrat:          

Korçe
Devoll
Bilisht
Vishocicë
Trestenik
Kuç
Bilisht
Progër
Cangonj
Vranisht
Progër
Mançurisht
Drenovë
Ravonik
Turan
Mollaj
Pulahë
Floq
Projan
Zëmblak
Plasë
Terrovë
Pendavinj
Qendër
Çiflik
Bulgarec
Malavec
Shamoll
Berat
Skrapar
Bogovë
Ustië
Valë
Çorovoda
Poliçan
Zgërbonjë
Potom
Vendreshë
Therpel
Vëndreshë e vogël
Uznovë
Cukalat
Kutalli
Drenovicë
Kutalli
Pobrat
Protoduar
Rërëz-kumarak
Sqepur
Otllak
Moravë
Ullinjas
Çiflik
Poshnjë
Roshnik
Kodras
Tërpan
Ura Vajgurore
Guri i bardhë
Konisbaltë
Vokopolë
Velabisht
Duhanas
Malinat
Vërtop
Bregas
Fushë peshtan
Mbrakull
Vërtop
Vodicë
Backë
Qafë
Qendër
Arizaj    Buzuk
Çerenishte
Munushtir
Orizaj
Osoje
Polenë
Fier
Dermenas
Hamil
Hoxharë
Sulaj
Mbrostar
Kallm i vogël
Mbrostar ura
Petovë
Verri
Imesht
Kurjan
Libofshë
Rreth Libofshë
Qendër
Mujalli
Roskovec
Strum
Topojë
Fushë
Kavaklli
Seman
Seman i ri
Topojë
Lushnjë
Bubullimë
Vajkan


Më të lexuarat