![Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore](images/news/rritja turistwvee importee.jpg)
Ne shtator qeveria do te zbatoje taksen e re mbi pronen
Qeveria do të zbatojë një taksë të re mbi pronën, ndryshe nga ajo që zbatohet sot dhe gjithçka do të jetë gati në shtator të këtij viti. Në programin që vendi ka me Fondin Monetar Ndërkombëtar, përcaktohet se brenda shtatorit do të jetë e plotë kadastra fiskale, e cila do të ketë të regjistruar çdo pronë apo pasuri të paluajtshme së bashku me vlerën e taksës.
Formula e re nuk do të ketë në thelb çmimin fiks sipas tri zonave në të cilat ndahet sot vendi,herë metrat katrorë të tokës apo shtëpisë. Ajo do të bazohet te vlera që ka toka sipas hartës që publikohet çdo vit dhe që i referohet çmimit mesatar të shitblerjeve në tregun e lirë.
Logjika e kësaj takse të re është që të shuhet pabarazia. Për shembull, dikush që jeton në Vlorë dhe dikush që jeton në Kavajë paguan njëlloj sot për shtëpinë, edhe pse dy qytetet kanë tregje dhe çmime krejt të ndryshme për pronën.
Qeveria dhe fondi
Taksa e pronës është ndoshta ndër të vetmet mundësi që ka qeveria për të rritur të ardhurat, me një ndryshim, që disa do i favorizojë e disa do i penalizojë. Kjo në thelb argumentohet si një miradministrim i taksës së pronës, por ndryshimi i formulës do të ketë efekt financiar, çka e bën këtë një taksë të rritur.
Shumica e vendeve që kanë shkuar drejt një takse me bazë vlerën e tokës, e kanë bërë këtë për të rritur të ardhurat dhe për të vendosur një raport të drejtë taksimi mes zonave urbane dhe më pak urbane e atyre rurale. Në memorandumin që qeveria i ka dërguar Fondit vetëm pak kohë më parë, sqarohet se tashmë ka filluar puna për kadastrën fiskale dhe brenda shtatorit të dhënat do të jenë të plota.
Një vit duket se do të jetë testi për të parë edhe mënyrën se si do menaxhohet kjo taksë. “Jemi të angazhuar deri në fund të 2016 të paraqesim një taksë mbi pronën, e cila do të ketë në bazë vlerësimin. Një grup pune është ngritur tashmë dhe po shqyrton opsionet se si aplikohet. Reforma do të ndërmerret në konsultime me asistencën teknike të Fondit Monetar.
Si hap i parë do të paraqesim një kadastër fiskale për të vlerë- suar taksën për çdo pronë deri në fund të 2015”, thuhet në zotimet e qeverisë para FMN.
Verifikimi
Për të krijuar kadastrën fiskale, qeverisë do t’i duhet që të verifikojë çdo shtëpi, tokë apo pasuri të paluajtshme në vend. Mënyrën se si do të bëhet ky verifikim, qeveria e shfaq në programin e saj ekonomik 2015- 2017.
“Në mënyrë që të hedhim edhe bazat e informacionit për taksën e re të pronës, jemi duke ngritur një kadastër fiskale. Synimi është që kjo kadastër të konsolidojë gjithë të dhënat ekzistuese të tokës, ndërtesave, pronarëve dhe atyre që jetojnë apo ushtojnë aktivitetin në këto ambiente, si dhe të përllogaritet vlera vjetore e detyrimit të taksës, që do t’i bashkëngjitet çdo pasurie”, vlerëson qeveria. Kjo e fundit ka vendosur që për çdo pasuri të ketë një kod fiskal që do ta identifikojë dhe do të përfshijë edhe vlerën vjetore të taksës.
Raporti i FMN
Fondi Monetar Ndërkombëtar do të asistojë qeverinë për hartimin e taksës së re. Ky institucion në vitin 2013 publikoi një raport të titulluar “Taksimi i pasurive të paluajtshme, potenciali i të ardhurave dhe sfidat e implementimit”. Në këtë raport sillen disa eksperienca se si e kanë aplikuar këtë taksim vende të ndryshme të botës. Mes atyre që kanë marrë nisma së fundmi, janë edhe Kroacia dhe Serbia. Forma e aplikimit të taksës sipas vlerës së tregut konsiderohet nga ekspertët e FMN-së si një nga më të thjeshtat si në llogaritje, edhe në zbatim.
Përqindja që përcaktohet për t’u vjelë mund të ndryshojë, por zakonisht për banesat qëndron gjithmonë në 0.1-1 për qind. Çdo vit mbi këtë vlerë mund të aplikohet një rritje në bazë të inflacionit ose mund të lihet e ngrirë dhe të ndryshojë çdo 3 apo 5 vjet. Qeveritë mund të gjykojnë edhe zbatimin e një progresiveje në këtë taksë. Kjo lidhet me aplikimin e një përqindjeje më të ulët për banesat dhe përqindjeje më të lartë për bizneset ose përqindje mesatare për shërbime që konsiderohen si të rëndësishme.Gjithsesi, formula që zgjedh një qeveri për ta aplikuar sipas raportit të FMN-së, varet shumë nga situata në të cilën ndodhet vendi, niveli i formalizimit (mbyllja e proceseve të legalizimeve dhe problemit të mbivendosjes së pronave).
Më të lexuarat
![Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore](images/news/rritja turistwvee importee.jpg)
![Vijojne punimet ne uren e Bilces ne Berat, Rama: Kthehet ne lagje me vete e qytetit te UNESCO-s Vijojne punimet ne uren e Bilces ne Berat, Rama: Kthehet ne lagje me vete e qytetit te UNESCO-s](images/news/ura e bilcesss punimettt.jpg)
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)
![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)