![Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet](images/news/kontrollt ne plazhe subjekte.jpg)
53 milione euro per Bypassin e Vlores, firmoset kontrata me kompanine ndertuese
Bypass i Vlorës pritet që të përfundojë pas 30 muajve duke u bërë një rrugë me standarde bashkëkohore. Gjatësia e këtij aksi është 29 km. Bypass do të ketë dy korsi në ngjitje dhe një në zbritje dhe parashikon ndërtimin e 6 urave kryesore me gjatësi 50–150 m.
Në Ministrinë e Trasporteve u nënshkrua marrëveshja mes firmës “Serenissima Construction International” dhe Autoritetit Kombëtar të Rrugëve. Ky projekt është finacuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve dhe Delegacioni i Komisionit Europian në vlerën 53 milionë euro.
Ministri i Trasporteve Edmond Haxhinasto ka kërkuar nga kompania kontraktore që të respektojë afatet e përfundimit të veprës, por mbi të gjitha punën me cilësi. Giuseppe Nardi, drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Serenissima Construction International” u zotua se do të punohet sipas standarteve bashkohore dhe projekti do të përfundojë brenda afateve.
Në fjalën e tij Minisrti Haxhinasto e vlerësoi si shumë të rëndësishme nënshkrimin e kësaj kontrate e cila sipas tij do të bëjë të mundur frymëmarrje për të gjithë akset rrugore, në veçanti atë të jugut. Haxhinasto kërkoi nga firma e kontraktuar që të zbatojë standardet më cilësore të rrugës dhe sigurisë në qarkullim.
“Përshëndetje sot firmoset kontrata e zbatimit të punimeve të një vepre shumë të rëndësishme të infrastrukturës sonë rrugore për Bypasin e Vlorës, një vepër e cila është një segment shumë i rëndësishëm i të gjithë rrjetit tonë vecanërisht për zonën e jugut. Një vepër e cila do të sjelli një frymarrje do të thoja krejtësisht tjerër për sa i takon qarkullimit në zonën e Vlorës një nga zonat me potencialin turistik më të madh që ka vendi dhe sigurisht do ta eksploroj këtë potencial në mënyrën më të mirë. Shumë e rëndësishme është që në realizimin e kësaj vepre kompania Serenisima Konstruksion të aplikoj në standartet më të larta të cilësisë dhe në të gjithë elemente e nevojshëm vecanërisht për sa i takon edhe sinjalistikës dhe sigurisë rrugore me qëllim që kjo vepër të mos jetë as më pakë e as më shumë por një vepër e standartit më të lartë europian.” tha në fjalën e tij Haxhinasto.
Nga ana e tij Giuseppe Nardi, Drejtor i Pergjithshem i kontraktorit “Serenissima Construction Intl” garantoi se firma që ai drejton do të zbatojë standardet evropianë për ndërtimin e Bypassit të Vlorës duke respektuar njëkohësisht edhe afatet kohore në kontratë.
“Jam ketu per te prezantuar kompanine Serenissima Constraction dhe te siguroj Ministrin dhe ARRSH qe do procedojme me zhvillimin e punimeve te Bypass te Vlores sipas normave teknike dhe ekzekutive qe perdoren ne standardet evropiane dhe ekzektuimin e punimeve ne afatin kohor te parashikuar dhe pikepmerine maksimale. Kemi pase fatin te punojme e aktualisht po punojme me Ministrine dhe ARRSH per Bypass e Fier ndaj kemi raport mes nesh dhe dime si punojme reciprokisht ndaj kjo do ndihmoje qe punimet ne Vlore do ecin shpejt, per kete segment e arterie qe komuniteti ka kaq nevoje qe do jape zhvillim turismit dhe prosperitet nje zone kaq te bukur te shqiperise sic eshte Vlora.” tha Giuseppe Nardi
Kontrata e firmosur ditën e sotme parashikon një afat prej 30 muajsh për ndërtimin e Bypassit të Vlorës, një segment rrugor me gjatësi 29 km. Vlera e punimeve të këtij aksi kapin shifrën e 35.5 milionë eurove.
Më të lexuarat
![Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet](images/news/kontrollt ne plazhe subjekte.jpg)
![Media franceze: Zbuloni Shqiperine destinacionin ideal per pushime unike dhe ekzotike Media franceze: Zbuloni Shqiperine destinacionin ideal per pushime unike dhe ekzotike](images/news/promovimi revista franceze per al.jpeg)
![Interesat me te larta te euros po rrisin raportin e kredive me probleme Interesat me te larta te euros po rrisin raportin e kredive me probleme](images/news/kredite me problem ee rritje nga euro.jpg)
![Investimet e huaja shenojne tjeter rekord, dominojne pasurite e paluajtshme Investimet e huaja shenojne tjeter rekord, dominojne pasurite e paluajtshme](images/news/investime pasuri te huaja.jpg)
![Euro ra ne nivele rekord, por ne Shqiperi ka hyre me pak valute ne T I Euro ra ne nivele rekord, por ne Shqiperi ka hyre me pak valute ne T I](images/news/renia e euros zrtarishtt].jpg)
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)