Secondary Adv

OSHEE vijon serisht aksionin per verifikimin e kontratave per profesionet e lira

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur një aksion të gjerë kombëtar për arkëtimin e faturave të energjisë elektrike dhe uljen e debive, duke ndërprerë lidhjet e paligjshme.

 

Pas skemave të faljes, OSHEE ka nisur një tjetër aksion për arkëtimin e faturave të energjisë elektrike dhe uljen e debive, duke ndërprerë lidhjet e paligjshme.OSHEE ka nisur një tjetër aksion për arkëtimin e faturave të energjisë elektrike dhe uljen e debive, duke ndërprerë lidhjet e paligjshme. Në fokus të këtij aksioni janë edhe bizneset, të cilët zënë një pjesë të konsiderueshme të portofolit të bilancit financiar dhe energjetik.
OSHEE po i kushton vëmendje edhe sektorit privat të “profesioneve të lira”, një pjesë e mirë e të cilëve e ushtrojnë aktivitetin në ambjente të mara me qira, duke mos pasur kontrata dhe kategorizimin e duhur në bazë të stuatusit të aktivitetit që zhvillojnë, por edhe të mënyrës së tarifimit.

 

Nga analizat e realizuara deri tani, Departamenti i Shitjeve dhe Arkëtimeve në OSHEE ka evidentuar 10,849 subjekte aktive të regjistruara në QKR, të cilët ushtrojnë aktivitet në fushën e shërbimit dhe konsulencës në bazë të legjislacionit në fuqi për profesionet e lira. Bazuar mbi të dhënat e QKR, OSHEE i bën thirrje kësaj kategorie biznesi, të marrë e masat e menjëhershme për t’iu përgjigjur apelit për respektim të ligjit.Fokusi do të jetë Tirana, ku e ushtrojnë aktevitetin e profesionit jurist, ekonomist, mjek, etj, rreth 60% e biznesve të kategroisë “profesione të lira”. Gjithashtu, OSHEE ka nisur kontaktet me organiztat që përfaqësojnë këtë sektor.


Më të lexuarat