![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Shqiperia me taksat me te larta ne Rajon
Shqipëria paraqitet më 2014 si vendi me normat më të larta tatimore në Rajon dhe me produktivitetin më të ulët të grumbullimit të taksave.
Krahasimi është bërë nga Al –Tax, nxjerr në pah qartë se, Shqipëria renditet e treta për nga taksat e larta ndër 8 vende të rajonit, por në të njëjtën kohë është e dyta për nga dobësia e grumbullimit të tyre.
Në një analizë të barrës tatimore duke llogaritur të gjitha normat tatimore së bashku, Al –tax nxjerr në pah se, barrën më të lartë tatimore e mbajnë Greqia, Serbia dhe Shqipëria. Barrën më të ulët sipas normave tatimore së bashku e mbajnë Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnjë – Hercegovina. Në llogaritjen e barrës tatimore sipas normës tatimore nuk përfshihen skemat e përjashtimeve tatimore, si dhe politikat e përkohshme të taksimit (brenda vitit fiskal), thuhet në studimin e Al-tax.
Ngarkesa tatimore shkoi në vitin 2014 (25,7%) krahasuar me 2013 (24,3%) me + 1,4 pikë për qind, që reflekton ndryshimet e ndodhura në legjislacionet e disa vendeve ballkanike në lidhje me normat e tatimeve të caktuara. Në Greqi është miratuar ndryshimi i normës maksimale të tatimit mbi të adhurat personale me 4 për qind më shumë.
Të njëjtin ndryshim të kufirit maksimal të tatimit mbi të ardhurat personale e ka kaluar edhe Kroacia, por nisur nga formula e llogaritjes së normës tatimore gjithsej, efekti i ndryshimeve jepet për vitin pasardhës.
Ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit, ndryshimet e ndodhura në normat tatimore kanë dhënë ndikime dhe efekte më të vogla. Për TVSH-në, normën tatimore mbi mesataren e kanë Kroacia dhe Greqia, ndërsa normën tatimore nën mesatare e kanë Kosova, Bosnja, Mali i Zi. Për tatimin mbi fitimin, normën tatimore mbi mesataren e kanë Greqia, Kroacia, ndërsa normën nën mesatare e kanë Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja. Shqipëria konstatohet me normë tatimore për fitimin ndërmjet kufirit më të lartë dhe më të ulet.
Grumbullimi i taksave në raport me PBB në vitin 2014 është mesatarisht sa 28,7 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky nivel në Shqipëri është 24,1%. Në vitin 2013 grumbullimi i taksave në raport me PBB ishte 30,5 për qind. Vendet me produktivitetin më të lartë të grumbullimit në Ballkan janë (Greqia, Bosnja, Mali i Zi, Serbi) përbëjnë mbi 60% të prodhimit të brendshëm bruto të Ballkanit.
Nëse shikojmë shpërndarjen gjeografike në Ballkan, mbledhja e taksave në raport me prodhimin gjendet në shtetet e Ballkanit Jugperëndimor dhe Qendror (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni). Ndërsa barra tatimore më e lartë gjendet në shtetet e Ballkanit Perëndimor (Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci) dhe veriut e jugut të Ballkanit (Serbi, Greqi).
Në një analizë të barrës tatimore duke llogaritur të gjitha normat tatimore së bashku, shihet se barrën më të lartë tatimore e mbajnë Greqia, Serbia dhe Shqipëria. Barrën më të ulët sipas normave tatimore së bashku e mbajnë Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnjë – Hercegovina./Monitor
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)