Secondary Adv

Hapet tenderi per rikonstruksionin e Ish-Hotel Dajti

 

Banka e Shqipërisë do të nisë së shpejti rikonstruksionin e ish hotel “Dajtit”. Një ndër godinat më të vjetra të kryeqytetit, edhe pse u ble 5 vite më parë mbi 40 miliardë lekë nga Banka e Shqipërisë, qëndron prej shumë vitesh si gërmadhë në mes të Tiranës.


Banka e Shqipërisë ka nisur proçedurat e prokurimit për rikonstruksionin e ish-Hotel “Dajtit”. Punime te cilat parashikohet te zgjasin brenda nje afati kohor prej tre vitesh, synojne ta rikthejne godinen ne funksionale, në shërbim të Bankës Qendrore.
Në mbledhjen e datës 1 Prill 2015, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të miratojë realizimin e objektit të prokurimit, “Rikonstruksioni i godinës së ish-hotel “Dajtit”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet.


Rikonstuksioni i Ish-hotel “Dajti”
Sipas vendimit të BSH, rikonstruksioni pritet të zgjasë 3 vite. “Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, shkronjat “c” dhe “g”, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 45, shkronja “dh”, të rregullores “Për procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr. 81, datë 15.11.2006, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i ndryshuar; dhe me propozim të Departamentit të Administrimit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të miratojë realizimin e objektit të prokurimit “Rikonstruksioni i godinës së ish-hotel “Dajtit”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet”, thuhet në vendimin e datës 1 prill të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.


Ish-hotel "Dajti” ofron sipërfaqe ndërtimore, ambiente rrethuese, vendndodhje dhe vlera historike shumë të njohura dhe së bashku me ndërtesën ekzistuese të selisë qendrore, ofrojnë zgjidhje afatgjatë të nevojave të Bankës së Shqipërisë për ambiente pune dhe një mbështetje të plotë për zhvillimin e veprimtarisë së saj.


Më të lexuarat