Secondary Adv

Hyn ne fuqi rregullorja e re, ja cfare mund te ndertoni pa leje

 

Asnjë punim ndërtimi nuk do të mund të kryhet në territorin shqiptar pa lejen e autoriteteve përkatëse, me përjashtim të ndërhyrjeve të vogla për mirëmbajtje të zakonshme: rifreskimi i lyerjes, suvasë, dyerve, zëvendësimi i hidro-sanitareve apo vendosja e tendave.


Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren e re të zhvillimit të territorit, ku përcakton qartësisht procedurat e aplikimit për leje ndërtimi, si dhe mënyrën si do merren në shqyrtim e do miratohen nga autoritetet vendore.


“Njësitë bazë të qeverisjes vendore, në ushtrimin e autonomisë së tyre, mund të miratojnë rregullore vendore të kontrollit të zhvillimit për të disiplinuar veprimtarinë ndërtimore në territorin e tyre administrativ.Këto rregullore përmbajnë rregullat, kushtet dhe mënyrën e ndërtimit, në mënyrë të veçantë, respektimin e dispozitave tekniko-estetike, higjieno-sanitare dhe të sigurisë së objekteve, në çdo rast në përputhje me dispozitat e kësaj rregulloreje”, thekson rregullorja e re.


Më të lexuarat