×
Secondary Adv

Krijohet karroca vetëlëvizëse për femijë

Share on Google+

Makinat autonome kanë qënë dominuese në teknologji muajt e fundit dhe nuk është asapk çudi, që dikush të bëjë të pamundurën për të sjellë edhe karrocën për fëmijë me vetë-drejtim.

 

Ajo quhet “Smartbe” dhe do të funksionojë me anë të një aplikacioni në smartphonin tuaj. Sa për karakteristikat sigurie, karroca do të ketë sinjale drejtimi, kamera të brendshme dhe të jashtme si dhe një alarm anti-vjedhje. Motori elektrik do të ketë tre modalitete: vetëlëvizës, i cili do të përdorë sensorët e matjes në mënyrë që të mbajë një distancë konstante, “ndihmë automative,” e cila ndihmon për të shtyrë karrocën, dhe një modalitet joautomatik, i cili e bën atë normale. Bateria e karrocës mund të zgjatë deri në 6 orë dhe ajo mund të karikojë edhe smartphonin tuaj. Ajo pritet të dalë në treg në vitin 2017 me një çmim 2 750 dollarë.


Më të lexuarat