×
Secondary Adv

5 gjera qe duhet te dini per teknologjine 5G

Share on Google+

Edhe pse pjesa më e madhe e Evropës po punon fort për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për rrjetin 4G, ose gjeneratën e katërt të rrjetit mobile, kompania kineze Huawei po investon fuqishëm për gjeneratën e pestë, 5G-në.

 

Së fundmi, kjo kompani dhe TeliaSonera në Norvegji njoftuan partneritetin për të siguruar mbulim 4.5G në Oslo dhe rezultati është që sot, kryeqyteti norvegjez ka internetin më të shpejtë në botë.

Por gjithsesi Huawei dhe disa kompani të tjera po vazhdojnë të punojnë për të sjëllë sa më shpejt teknologjinë 5G. Më poshtë po ju listojmë edhe disa gjëra kryesore që duhet ti dini rreth kësaj teknologjie.

 

1. Do të çlironte atë që njihet si “interneti i sendeve” (Internet of Things).

Shumë pajisje teknologjike që ne përdorim në përditshmërinë tonë kërkojnë internet, por lëvizshmëria e tyre është e kufizuar në zona ku ofrohet një shërbim i shpejtë. Por nëse do të kemi rrjetin 5G, atëherë këto kufizime nuk do të ekzistojnë më. Drejtori ekzekutiv i Huawei, Eric Xu tha se 5G nuk do të ndalet vetëm në komunikimin mes njerëzve, por do të aktivizojë edhe lidhjen mes njerëzve dhe pajisjeve teknologjike në distancë, si edhe mes vetë pajisjeve. Shembulli më tipik për nevojën e kësaj teknologjie janë projektet për makinat pa shofer.

 

2. Rrjeti 5G kërkon investime të konsiderueshme.

Krijimi i një rrjeti të tërë celular sigurisht që kërkon një investim të konsiderueshëm. Për këtë përhapur 5G-në në të gjithë vendin qeveria koreano-jugore do të investojë 1.5 miliard dollarë. Kurse kompania Huaëei tashmë ka investuar 600 milionë dollarë për hulumtime dhe inovacione për teknologjinë 5G deri në vitin 2018.

 

 

3.Përfitimet ekonomike që sjell kjo teknologji janë të shumta

Një studim i kohëve të fundit nga “Plum Consulting” mbi ekonominë e Britanisë së Madhe, Hungarisë, Italisë dhe Suedisë del në përfundimin se rritja e kapacitetit për shkarkimet nga interneti dhe përmirësimi i shpejtësisë së tij duke përdorur 5G, mund të rritë me 2.7 miliard euro deri në 2028 fuqinë ekonomike të këtyre vendeve.

 

4. Ajo do të jetë një domosdoshmëri, jo një luks.

Përdorimi i internetit po rritet me ritme marramendëse dhe nëse nuk kalohet në 5G brenda pak vitesh, atëherë rrjeti mund të futet në kolaps. Huawei përllogarit se 5G mund të përballojë deri në 1 milion lidhje për metër/katror, që është rreth 100 herë më shumë nga sa mund të mbajë 4G për të njëjtin territor.

 

5. Ajo do të na çlirojë nga varësia e WiFi.

Me rrjetin 3G duhen afërsisht 70 minuta për të shkarkuar një material 8 GB. Por, nëse në telefonin tuaj do të kishit internetin 5G, i njëjti material do të shkarkohej për vetëm 6 sekonda.


Më të lexuarat