Panairi Nderkombetar i Mobilerise SHQIPERIA 2016
Ju njoftojme se per te 13-in vit, ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, Albexpo Group ne bashkepunim me Shoqaten e Mobiljereve Prodhues te Shqiperise ( AWPA) organizojne panairi e pervitshem te mobilerise Shqiperia 2016, i cili eshte programuar ne kalendarin zyrtar te organizimit te panaireve ne Shqiperi ne datat 11-14 Mars 2016.
Me besimin se Ju keni interes, per te qene pjesmarres ne kete aktivitet, po Ju dergojme bashkengjitur keto materiale:
- Ftesen
- Planet per Pavionet 1, 2 dhe 3
- Aplikimin
- Foto nga edicioni i ketij viti dhe disa te dhena me shume lidhur me aktivitetin.
Data e aktivitetit:
nga 11/03/2016 deri ne 14/03/2016
Organizator:
Albexpo Group me mbeshtetjen e Shoqates se Prodhuesve te Mobiljerise te Shqiperise (SHPMSH),
Vendi:
Pallati i Kongreseve, Tirane ( ne Qendren e Kryqytetit)
Tema:
Prezantimi i Prodhimeve te Mobiljeve nga Kompani Vendase e te Huaja
Bashkepunetor:
Shoqata e Perpunuesve te Drurit te Kosoves (SHPDK), Shoqatat si motra dhe Dhomat e Tregetise te Rajonit.
Panairi Internacional i Mobilerise SHQIPERIA 2016
Panairi i Mobilerise ka filluar me edicionin e pare ne vitin 2004. Ne harkun kohore 1995 – 2003, sektori i mobilerise, pergjithesisht tregtar ka ekspozuar ne panairet e pergjithshme, por me kalimin e viteve, kompanite shqiptare e vleresuan pjesmarrjen ne panaire, si pjese shume te rendesishme te marketingut, e per rrjedhoje me shtimin e kerkesave per pjesmarrje, u kalua ne nje panair te profilizuar vetem per mobilerine.
Ne vijueshmerine e viteve, ky panair ka patur sukses, si ne rritjen e numerit te ekspozuasve me perqasje te lamive te ndryshme te ketij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe ne rritjen e te interesuarve si vizitore nga vendi dhe rrajoni. Keta mysafir kane qene pergjithesisht tregtare te shumices, studjo dizajni, arkitekt, ndertues, hoteljer, administrator te ndryshem ne fushen e ekonomise, sportit, kultures, arsimit, turizmit, artit e te tjere, gjithashtu dhe konsumatore direkt.
Edicion i 13-te, si vazhdim i tradites 4 vjecare edhe kete vit sillet nga nje bashkeorganizim i Albexpo Group – shoqeri e specializuar ne fushen e oraganizimim/realizimit te ekspo panaireve dhe Shoqates se Prodhuesve te Mobiljerise te Shqiperise. SHPMSH, lindi dhe u themelua ne vitin 2011 ne kete panair, duke mbeshtetur fort antaret e saj me nje nga objektivat e saj, promovimin dhe marketimin e kesaj industrie ne Shqiperi.
Përshkrimi i pjesëmarrësve
Organizatoret do te marrin për baze disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve ne Panair.
- Pjesëmarrësi qe perfiton lehtesira (shih aplikimin) nga organizatori SHPDSH duhet te plotësojnë këto kritere:
- Te jete kompani e regjistruar legale
- Te jete anëtare e SHPMSH, ose te behet.
- Te promovoje produkte ose shërbime “Made in Albania”, (pra ato te jene prodhime vendore)
- Te ketë kapacitete te mjaftueshme si kompani.
- Pjesmarres jo anëtare duhet te plotësojnë këto kritere:
- Te jete kompani e regjistruar legale ose me perfaqesues legal ne Shqiperi
- Kompania e huaj do ti neshtrohet ligjit doganor te Republikes se Shqiperise .
Profili i pjesëmarrësve
1 Mobileri per Shtepine
- Mobileri per paradhomen
- Mobileri per sallonin
- Mobileri per kuzhinen
- Mobileri per dhoma gjumi
- Mobileri per dhoma femijesh
- Mobileri per Banjot
2 Mobileri per Zyra
- Mobilie zyre
- Atrecatura per zyra
3 Mobileri per Hapsira Publike
a. Mobileri per Hotele
- Mobileri per Bar – Kafe
- Mobileri per Restorante
4 Kopshtet
- Mobileri per Kopshtet
- Dekoracion per Kopshtet
5 Makinerite dhe Mjetet
a. Makinerite e renda te perpunimit te drurit dhe derivateve te tij
b. Mjetet per perpunim te drurit dhe derivateve te tij
6 Lende te Para
1.7 Paisje Shtese
a. Aksesore
b. Paisje
c. Ndricim
d. Elektoshtepake
Priteshmerite e pjesëmarrësve ne Panairin Shqiperia 2016
- Rritja e njohurive teknike te kompanive nga eksperiencat e njeri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjise se larte
- Zhvillimi i produkteve te reja ne inovacion, dizajn dhe shumllojshmeri
- Krijimi i kontakteve te reja me mundësi te blerësve potencial
- Mundësia te prezantohen produktet vendore tek kompanite nderkombetare
- Vazhdimi i kontakteve me produktet e reja
- Realizimi i kontratave
Panairi Mobilerise “SHQIPERIA 2015″ vendi i zbulimit te ideve te reja per terheqjen e bleresve te rinj, e cila do te thote me shume mundesi per ekspozuesit.
Ne kete aktivitet mund ti tregoni konsumatorit vleren e produktit dhe te markes tuaj.
AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 30 Dhjetor 2015
Per me shume kontaktoni ne e-mail :
info@albexpo.com, albrelax@albexpo.com, shpdsh.awpa@gmail.com
ose ne telefonat :
00355692099997 ( komunikimi ne shqip),
00355692071300 ( Komunikimi ne anglisht, Italisht, Gjermanisht)
00355692061300 ( Komunikimi ne anglisht, Italisht, Gjermanisht)