
Markat me te shtrenjta te mobiljeve ne bote
Ne gjithmonë përpiqemi të gjejmë mobilje më ngjyra dhe dizenjo të reja, pasi kjo e bën shtëpinë tonë më të bukur dhe më të veçantë se të tjerat. Zakonisht ne fokusohemi te tekstilet, ngjyrat e lyerjes së mureve dhe dizenjimin e brendshëm të saj, por të gjitha këto përpjekje dhe shpenzime nuk vlejnë për asgjë nëse nuk përdorim mobilje luksoze dhe me një dizajn unik.
Kështu për tu njohur me disa nga markat më të shtrenjta të mobiljeve në botë ne kemi krijuar këtë artikull. Ato janë:
1. Heritage French
Kjo është një markë, e cila punon në këtë fushë për shumë vite. Çdo tavolinë dhe karrige e saj është e bërë me përsosmëri dhe mund të ndryshojë tërësisht pamjen e shtëpisë tuaj. Vetëm një karrige e kësaj marke shitet për rreth 4.173 dollarë.
2. Christopher Guy
Christopher Guy është një markë ndërkombëtare për mobilje, e cila ka filluar të punojë në këtë fushë që në vitin 1999. Ata e filluan biznesin e tyre me dizenjimin e pasqyrave dhe dekorimin e përkryer të tyre, por tani ofrojnë artikuj të ndryshëm për mobilimin e shtëpisë.
3. Henkel Harris
Henkel Harris është një nga markat për më të mira në Amerikë, e cila prodhon mobilje luksoze dhe të një cilësie mjaft të lartë. Ata e filluan biznesin e tyre në vitin 1946 me një fabrikë të vogël. Mobijet dizenjoheshin nga John Harris.
4. Fendi Casa
Marka “Fendi Casa” ofron mobijle më një dizajn unik për të dhënë një ndjesi të përsosur të periudhës bashkëkohore.
5. Kartell
“Kartell” është një markë, e cila ka kombinuar në mënyrë të përkryer glamurin (të bukurë, eleganten) me kreativitetin për të sjellë diçka të re për të gjithë botën. Ata filluan veprimtarinë e tyre në vitin 1949 në fushën e instalimeve, ndërsa tani janë një nga markat më të famshme në botë.
6. Boca do Lobo
“Boca do Lobo” është një markë shumë e veçant, e cila prodhon mobilje të klasit të lartë. Kolesksioni i tyre përfshin mobilje për dhoma gjumi, sallën e ngrënies, dhomën e ndenjes si edhe artikuj për banjo.
7. Poliform
Ajo është quajtur si një nga markat më të guximshme dhe më të gjalla të botës për sa i përket krijimit të paisjeve për shtëpi. Ata krijojnë mobilje me dizajne unikë dhe me materiale të çmuara për të ruajtur cilësinë e tyre të lartë dhe standartet në treg.
8. Edra
“Edra”është një markë, e cila e filloi veprimatrinë e saj në vitin 1987. Ajo prodhon mobilje elegante, moderne dhe sigurisht të një cilësie mjaft të lartë.
9. Restoration Hardware
“Restoration Hardwar” është një nga markat më të fundit në fushën e mobiljeve. Ajo krijon mobilje jo vetëm të bukura, por edhe mjaft të rehatshme.Kjo markë ofron një larmi të madhe të produkteve të cilët përfshijnë ndriçimin, të gjitha mobiljet për shtëpi, dekorin si edhe tekstilet.
10. Henredon
“Henredon” është e njohur për prodhimin e produkteve me cilësi të lartë. Ajo nuk është vetëm një nga markat më të mira në botë për mobijlet, por edhe një nga më të shtrenjtat. Ajo ka 65 vite që ushtron këtë veprimtari.
Më të lexuarat








