Secondary Adv

Studentet shpikin kuzhinen robotike, e cila mund të ndryshoje menyren sesi gatuajme

Share on Google+

Disa studentë nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets kanë shpikur një mini kuzhinë plotësisht të automatizuar të quajtur “Spyce Kitchen.” 

 

Ajo përmban frigorifer, pjatalarëse, sobë dhe një kryekuzhinier robot. Kjo kuzhinë mund të gatuajë dhe të shërbejë ushqime me përbërës të freskët për më pak se 5 minuta.

Së pari, ju duhet të porositni ushqimin duke përdorur një aplikacion në smartphon-in tuaj. Roboti aktualisht përmban vetëm pesë vakte, dy prej të cilëve mund të gatuhen në të njëjtën kohë. Ju mund të rregulloni përbërësit, salcën dhe sasinë. Më pas merrni një tas dhe vendoseni atë pranë njërës prej enëve të gatimit.

Përbërësit, të cilët vendosen të freskët nga stafi i Spyce çdo ditë, janë të matur në mënyrë automatike dhe shpërndahen me anë të një shiriti transportieri. Më pas ata transportohen në një nga enët automatike, e cila i përzien dhe i gatuan të gjithë përbërësit njekohësisht.

Sistemi e vendos ushqimin në pjatë, kurse tenxherja rrotullohet në lavaman dhe pastron veten. Kjo kuzhinë përdor një sërë sensorësh, të cilët gjurmojnë temperaturën dhe cilësinë e ushqimit. Paisja zë një sipërfaqe vetëm 1.8 m² dhe sipas ekipit qëllimi i krijimit të saj është të transformojë kuptimin e ushqimit të shpejtë.


Më të lexuarat