
Pllakat cimentato BUROCK, nje risi ne sektorin e ndertimit
Burock Cement Board u ofron arkitektëve dhe përpunuesve një alternativë cilësore, me vlera të larta dhe më ekonomike në krahasim me mënyrat e mëparshme të ndërtimit si p.sh mënyra e ndërtimit tullë mbi tullë.
BUROCK cement board është një material ndërtimi me jetëgjatësi të lartë, i cili formon një siperfaqe solide, të thatë dhe të qëndrueshme nga ndikimi i kushteve atmosferike të tilla si era, shiu dhe bora. Ai gjen përdorim në forma të ndryshme si: në mure dhe tavane të jashtëm, rinovimin e fasadave dhe në projekte të veçanta për ambjentet e jashtme.BUROCK cement board është një pllakë ideale si:mbajtëse suvaje për muret e jashtme, si mënyrë ndërtimi me ajrim ose e veshur direkt.
Perparesit e BUROCK Cement Board: Një avantazh domethënës në fushën e teknologjisë së pllakave cimentato është qëndrueshëmria nga uji, janë të padepërtueshme prej tij dhe nuk thërmohen; rezistente ndaj lagështirës dhe kushteve atmosferike, të qëndrueshme ndaj ndryshimeve ngrirje-shkrirje dhe jetëgjatë. Material higjenik, i sigurt dhe jo i djegshëm.
Eficent dhe ekonomik: Eleminon metodat kohëgjata të përpunimit dhe përdorimin e veglave speciale të punës. Aftësi përpunimi unike nëpërmjet prerjes dhe thyerjes per një montim sa më të shpejtë dhe të lehtë. Si rezultat i ndërtimit në të thatë eleminohet koha e tharjes dhe ka kosto të vogël për montimin në objekt.
Transporti: Pllakat Burock cement board mbahen gjithmonë vertikalisht.
Montimi: Temperatura e materialit dhe ambjentit nuk duhet të jetë nën +5 °C
Prerja: Mbi pllakë vizatohet me laps dhe vizore forma e dëshiruar, më pas ajo pritet nga njëra anë me një thikë, përgjatë linjës në mënyrë që rrjeta të ndahet. Në rast se kërkohet një sipërfaqe e lëmuar prerja bëhet me sharrë.
Instalimi me vida: Nuk nevojitet asnjë parashpim, pasi pllakat BUROCK cement board fiksohen në konstruksion me vida. Vidat fillimisht vidhosen në mes të pllakës dhe më pas në fund dhe fillim të saj. Distanca ndërmjet vidave ≤250mm distanca nga skajet ≥ 15 mm. Duhet vendosur një fugë ndërmjet pllakave 3-5 mm.
Stukimi: Konstruksioni mbrohet nga kushtet atmosferike duke mbushur të gjitha fugat me stuko. Më pas duhet të vendoset shirit fugembulues (10cm) në mes të të gjitha fugave. Kokat e vidave stukohen me stuko.
Shtresa e suvas: Muri stukohet në të gjithë sipërfaqen me llaç armues dhe ngjitës. Vendosja kryhet me dorë ose me makineri. Shtrirja e rrjetës armuese vendoset në të gjithë sipërfaqen. Trashësia e llaçit edhe ngjitësit është 5-7mm.
Per me teper informacion rreth Burock Cement Board klikoni ketu
Më të lexuarat








