Secondary Adv

Centrali me i madh ne bote me panele diellore do perdoret per prodhimin e naftes

Share on Google+

Kompania arabe e prodhimit të naftës “Petroleum Development Oman (PDO)” dhe ajo amerikane “Glasspoint” po punojnë së bashku për ndërtimin e centralit më të madh të energjisë diellore në botë.

 

Ai ndodhet në jug të shtetit të Omanit në perimetrin e fushës së naftës “Amal”. Projekti i quajtur “Miraah”, i cili përkthehet “pasqyrë” në arabisht, do të përdorë energjinë diellore për të nxjerrë naftën nga nëntoka.

Ky central do të mund të prodhojë më shumë se 1 Gigavat të energjisë termike diellore dhe pasi të përfundojë së ndërtuari do të jetë projekti më i madh në botë për energjinë solare.

Projekti do të përfshijë 36 “shtëpi” qelqi, të cilat do të jenë të rrethuara nga pasqyra diellore për ti mbrojtur ata nga pluhuri ose elementë të tjerë. Miraah pritet të përfundojë në vitin 2017 dhe do të mbulojë më shumë se 3 km katror, me një kosto  600 milion dollarë.


Më të lexuarat