×
Secondary Adv

Kurseni energji dhe para me termoizoluesin Izopor Grafit

Share on Google+

IZOPOR Grafit është material izolues me performancë të lartë, 50% më shumë efiçent se një materiali tradicional EPS. Ai ka ngjyrë gri në të argjendtë prej polistireni me përmbajtje grafiti i ideuar për aplikim në fasada të jashteme.

 

Kompania Izoterm Albania (ALBA ROAD sh.a.) e prodhon dhe trasformon këtë material në produkte izoluese me tipologji të ndryshme përdorimi. Ai është një material i teknologjisë së lartë që vendos standarte të reja për efiçencën termike të izolimeve në përputhje me impaktin mjedisor.

 

Material Modern – Pro Mjedisit

Grimcat e vogla të grafitit i japin pllakave të Izopor Grafit një shkëlqim të argjendtë dhe më e rëndësishmja është se këto përthithin rrezet infra të kuqe dhe lejojnë reflektimin duke ulur kështu përcjelleshmërinë termike të materialit.

Duke prodhuar pllaka me treshësi të vogël konsumatorët pakësojnë shpenzimet financiare. Më shumë efiçencë në teknologjinë e izolimit do të thotë që duhet më pak energji për të ngrohur ose për të ftohur një shtëpim në krahasim me një polistirol tradicional me të njëjtat parametra në rezistencë në shtypje.

Avantazhet 

- Sistemet me Izopor Grafit ofrojnë  :

- Veti izoluese më të larta deri në 50% në krahasim me EPS tradicional. 

- Të jep mundësine për përdorimin e paneleve izoluese me spesor më të vogël. Përfitime në siperfaqet e banimit. Përfitime në transport.  

- Qelizat e grafitit pengojnë trasmetimin e rrezeve infra të kuqe nga ambienti në ndërtesë  

- Lejon shkëmbimin e ajrit dhe nuk krijon myk në ambientin ku vendoset (material higjenik) .

- Ka qëndrueshmëri në formë dhe është rezistent ndaj amortizimit në kohë.

- I përshtatshëm për ndërtesa të reja dhe ato ekzistuese.

Izopor Grafiti është produkti me eficent për termo-izolimin e fasadave me sistemin “Mantel” (a cappotto). Përdorimi i tij me këtë sistem mundëson arritjen e parametrave të shtëpisë pa shpenzime energjie. (passive house) dmth redukton pothuaj në zero nivelin e shkëmbimit termik.

 

Impakti mjedisor

Izopor Grafit, si polistirol ekspansiv (EPS), është një formë e re zgjidhje për përmisimin e izolimit termik në banesat e reja dhe ato ekzistuese.  Pllakat  e Izopor Grafit  janë me ngjyrë të argjendtë, sepse grimcat e vogla të grafitit futen në brendësi të strukturës së qelizës. Qelizat e strukturës së Izopor Grafitit reflektojnë dhe asorbojnë rrezet e nxehta dhe tregojnë dukshëm kapacitetet e mira termike. Izopor Grafit si material izolues ofron performancë më të madhe izoluese, e cila arrin deri në 50% më shume se nje polisterol tradicional, duke ndihmuar ruajtjen e mjedisit dhe të kursimit. 

Eficenca - Ekonomike

Eko-efiçenca  e aplikimeve me Izopor Grafit sipas analizës së vlerësimit  ekonomik dhe kënd vështrimit mjedisor. Izopor Grafiti duke e krahasuar me produkte të tjera të ngjashme izoluese, nuk ka ndikim të  impaktit mjedisor, nuk ndot ambientin.

 

 

Per me teper informacion rreth Izoterm Albania (Alba Road) klikoni ketu


Më të lexuarat