Lloje te ndryshme ndricimi, qe cdo shtepi duhet ti kete
Ndriçimi i brendshëm është mjaft i rëndësishëm për ambjentet e shtëpisë tuaj. Atë mund ta përdorni për të përmirësuar ngjyrën e dekorit, por edhe për të identifikuar zona të ndryshme brenda saj.
Ekzistojnë tre lloje kryesore të ndriçimit, të cilët nësë kombinohen si duhet do të krijojnë zgjidhje optimale të tij.
Ndriçim i përgjithshëm
Ky është ndriçimi që thjesht bën dhomën të dukshme. Ju mund të zgjidhni abazhurin Discoco nga Marset. Ai siguron një ndriçim të drejtpërdrejtë në rënie së bashku me një lojë dramatike të dritave dhe hijeve të buta.
Ndriçimi i pjesshëm
Ky lloj ndriçimi përdoret për të lehtësuar punë të tilla si: përgatitja e ushqimit, leximi etj. Për këtë ju mund të zgjidhni abazhurin për tavolinë “Pencil” nga Tom Rossau. Ai ka një dizajn të thjeshtë dhe krijon një atmosferë komode.
Ndriçimi i theksuar
Ndriçim, që u jep dritë të pikave kryesore të dhomës apo ambjentit ku po qëndroni. Ai mund të përdoret për të ndryshuar shpejt disponimin humorin (disponimin, gjendjen shpirtërore) dhe atmosferën në dhomë. Ju mund të zgjidhni abazhurët Behive nga Foscarini.Burimi i dritës nuk është i dukshëm drejtpërdrejt nga çdo prespektivë, duke rritur në këtë mënyrë bukurinë e llambës. Efekti i saj i butë dhe i paimitueshëm i ndriçimit e bën atë një objekt dhe një stoli dekorative të rrallë. Ky produkt ka një formë të rumbullakët, por njëkohësisht edhe elegante.Ky produkt ngjall një emocion të veçantë dhe është i përkryer për të nxjerrë në pah një ambient të caktuar, në përdorime të ndryshme si: në krye të një bufeje, tavoline apo edhe në dysheme.
Këta lloje ndriçuesish në Shqipëri mund ti gjeni pranë kompanisë Alba Elettrica, e cila ofron një gamë të gjerë të materialeve elektrike. Zgjidhjet e ndriçimit që ajo ofron i shërbejnë jo vetëm funksionit parësor të dritës, por janë të kënaqshëm për syrin, pasi kanë dizajn bashkëkohor dhe unik.