×
Secondary Adv

Beni investimin e duhur per shtepine tuaj duke zgjedhur dritaret termike plastike nga ALPLAST-AG

Share on Google+

Dritaret formojnë fasadën e çdo objekti më shumë se çdo element tjetër ndërtimor, pasi krijojnë stilin arkitekturor dhe pamjen e shtëpisë suaj. Një tendencë e re sot është vendosja e dritareve, të cilat krijojnë mundësi që drita natyrale në banesa të jetë sa më e madhe.

 

Kompania ALPLAST-AG sh.p.k me ekipin e saj të specializuar do ju përkrahë në çdo fazë të projektit tuaj, duke ju orientuar për formën dhe madhësinë, stilin dhe ngjyrën e dritareve tuaja. Arkitekti ynë do ju ndihmojë në realizimin dhe projektimin e dritareve sipas dëshirës tuaj në përputhje edhe me tendencat më të reja të kohës.

 

Zgjidhni dritare termike plastike

Duke zgjedhur dritare termike plastike ju keni bërë zgjedhjen dhe investimin e duhur për shtëpinë tuaj.

1. Pamje estetike dhe arkitekturë bashkëkohore.

2. Lloje të ndryshme ngjyrash.

3. Izolim termik në ngrohjen dhe ftohjen e banesës 0,8-1,2 ë/m², standart i BE-së.

4. Izolim akustik nga zhurmat shumë i mirë deri në 35-45 d/b, standard i BE-së.

5. Mbrojtje nga agjentët atmosferik si shiu dhe era me shpejtësi deri në 150km/orë.

6. Lënda e parë, profilet e PVC të çertifikuar nga laboratorët gjermanë, që nuk përmbajnë kimikate të dëmshme për shëndetin e njeriut si plumb, kadmium apo mërkure të tjerë.

7. Aksesorë cilësorë gjermanë, të cilët garantojnë siguri të lartë dhe mbrojtje ndaj vjedhjeve.

8. Përdorimi i xhamit dopio termik, me hapësirë 24 m/m, 36 m/m kursen energjinë elektrike deri në 50% në ngrohjen dhe ftohjen e banesës.

9. Profilet e PVC kanë në përbërje të tyre elementë kimikë, të cilët nuk lejojnë ndryshimin e ngjyrës dhe formës me kalimin e viteve.

ALPLAST-AG- Sh.p.k  realizon prodhimin dhe montimin e dritareve termike me cilësi dhe çmime konkurruese në tregun shqiptar dhe të huaj.

Duke ju siguruar këto cilësi:

1. Kursim të energjisë në ngrohjen dhe ftohjen e banesave 35-45 %

2. Mbrojtje nga zhurmat nga 35-45 decibel,

3. Mbrojtje nga dëmtimi i faktorëve atmosferikë si ngricat, breshëri, dëbora, shiu dhe era deri në -150 km/orë

4. Mbrojtje dhe siguri të lartë nga dëmtuesit dhe vjedhja.

Ne ju ofrojmë dritare që plotësojnë standardet e BE-së, cilësinë e prodhimit, jetëgjatësinë dhe me kalimin e viteve nuk ndryshojnë formën dhe ngjyrën. Bazuar në cilësitë e mësipërme ne japim 12 vjet garanci.

Nga një studim i kryer në Gjermani në vitin 2015 ka rezultuar se nëpërmjet dritareve dhe dyerve ne humbim rreth 50-60 % të energjisë që shpenzojmë në ngrohjen dhe ftohjen e banesave.

• Investimi në dritare dhe dyer termike plastike është një investim me leverdi ekonomike, sepse ju kthen investimin e kryer brenda dy viteve, vetëm duke kursyer energjinë elektrike në ngrohjen dhe ftohjen e shtëpive tuaja.

• A dini se në vendet e BE-së si Gjermania, sot në 90% të ndërtesave të reja vendosin dritare termike plastike, sepse kane një ligj ku saktëson që në banesat e reja, dritaret dhe dyert duhet të plotësojnë karakteristikat dhe normat sipas standardeve teknike në ngrohjen dhe ftohjen e banesave por edhe në mbrojtjen nga niveli i lartë i zhurmave në qytete.

• Vetëm pasi plotëson këto standarde të BE-së, ndërtuesi mund të marre lejen e shfrytëzimit të banesës.


Më të lexuarat