×
Secondary Adv

Shkallet dhe tapetet levizese KONE, zgjedhje e sigurte per levizjen e njerezve ne ndertesa

Share on Google+

Shkallët dhe tapetet lëvizëse GeCo, vendosin standardet për sigurinë, besueshmërinë, dizenjon vizive, kursimin e hapësirës dhe eko-efikasitetin. GeCo është një kompani dinamike, lider në fushën e instalimit, mirëmbajtjes dhe shërbimit të tapetëve dhe shkallëve lëvizëse. 

 

Çdo ditë diku në botë, miliona njërëz përdorin shkallë dhe tapete lëvizëse. Në dyqane, qendra tregëtare, kinema, komplekse sportive, ekspozita, aeroporte, stacione hekurudhore, stacione metrosh dhe në një mori ndërtesash të tjera. Shkallët dhe tapetet lëvizëse janë të pazhurmshme, efikase, të sigurta dhe në mënyrë të pashmangshme transportojnë një numër të madh njerëzish. Çelësi i suksesit është planifikimi efikas.

Objektivi ynë është tu japim klientëve tanë më të mirën e performancës,duke krijuar eksperiencën më të mirë të përdorimit, e cila i lejon njerëzit të udhëtojnë sa më të sigurt brenda ndërtesave. Shkallët dhe tapetet lëvizëse KONE janë një zgjedhjet më të besueshme për lëvizjen e një numri të madh njerëzish, duke kombinuar dizenjot dhe idetë më të mira të prodhimit.

Kone të vetmen fabrikë speciale të shkallëve lëvizëse e ka në Britaninë e Madhe. Ajo prodhon produkte për ngarkesa të rënda dhe me porosi të veçanta. Shkallët dhe tapetet KONE vendosin standarde për sigurinë, besueshmërinë, dizenjot pamore, kursimin e hapësirave të përdorura dhe performancën e ambientit.

1. KONE TravelMaster 110 janë shkallë lëvizëse të projektuara kryesisht për segmente të vogla, supermarkete, hipermarkete dhe qendra tregëtare.

KONE TravelMaster do të thotë lëvizje më e mirë e njerëzve, transportim efikas dhe i rehatshëm nga kati në kat, pamje e shkëlqyer-përparësi e dyqaneve, tërheq klientët me një dizenjo joshëse.

2. Tapetet lëvizëse KONE TravelMaster 115 sjellin një nivel të ri thjeshtësie dhe rehatie në qendra tregtare.  Ata mundësojnë lëvizjen e lehtë dhe të sigurt në të gjitha pjesët e ndërtesës edhe kur njerëzit lëvizin me karroca të ngarkuara.

3. KONE TransitMaster 120 është një shkallë lëvizëse për ngarkesa të rënda, që ka për qëllim kryesor segmentet infrastrukturore dhe në veçanti lëvizjen e një numri të mesëm dhe të madh njerëzish.  Ky segment mbulon aeroportet, sistemet hekurudhore si dhe qendra të tjera tranzite.

KONE TransitMaster 120 është dizenjuar si nga pikëpamja teknike ashtu dhe vizuale për të plotësuar nevojat kryesore të klientëve të këtyre segmenteve:

-Siguri dhe besueshmëri

-Kosto totale optimale për zotëruesit e tyre

-Cilësi të lartë të performacës teknike dhe pamjes vizuale

-Ofrim fleksibël dhe inxhinieri sipas nevojave të ndryshme të klientëve

-Dizenjo elegante dhe moderne.

 

Per me teper informacion rreth GeCo klikoni ketu


Më të lexuarat