×
Secondary Adv

Ndricuesit nga EGLO zgjedhja e duhur per shtepine tuaj

Share on Google+

Nuk mund të mohohet se ndriçimi luan një rol shumë të rëndësishëm në ambientet e shtëpisë. Nëse doni të krijoni ndriçim modern atëherë ju këshillojmë të merrni në konsideratë disa nga sugjerimet tona, të cilat po jua paraqesim më poshtë.

 

Këta ndriçuesa mund ti gjeni në Shqipëri pranë kompanisë “Teoren”, e cila operon nëkëtë treg që prej viti 2005.  Ajo ofron produkte me cilësi të lartë dhe shërbim korrekt ndaj klientëve. Sot kompania zhvillon aktivitetin e saj në tre ekspozita kryesore, Durrës, Tiranë, Elbasan.

 

1. Ndriçimi  i  kuzhinës

Kuzhina është pjesa kryesore e çdo shtëpie. Kështu që edhe kërkesat për ndriçim e saj janë nga më të ndryshmet.

 

Ndriçimi i përgjithshëm

Ndriçimi në kuzhinë duhet të jetë i mjaftueshëm dhe jo verbues. Pra, nga gama jonë e gjerë e ndriçuesve të tavanit, zgjidhni atë që është i duhuri për ju.

 

Ndriçimi i  sipërfaqes të punës

Për një punë sa më të thjeshtë dhe efikase në kuzhinë është e rëndësishme, që në sipërfaqen e punës të mos ketë hije. Për këtë qëllim dritat e kuzhinës të montuara nën dollap janë mjaft të rëndësishme. 

 

Ndriçimi i tavolinës së ngrënies

Për të krijuar një atmosferë të gëzuar dhe komforti në tryezën tuaj të ngrënies përdorni dritat e varura ose lavjerrësit! 

 

2. Ndriçimi  i dhomës së  ndenjes

Kjo hapësirë është shumë më e qetë se sa kuzhina. Aty lexoni, dëgjoni muzikë, shikoni TV ose thjesht pushoni në shtrat. Për të pasqyruar këtë, ndriçimi duhet të jetë i përshtatshëm për të  siguruar një humor të qetë dhe të ekuilibruar.

 

Ndriçimi i përgjithshëm

Dritat e murit apo të tavanit shërbejnë si një strukturë bazike për të siguruar një atmosferë familjare dhe të balancuar në dhomën e ndenjes. Dhe mos harroni ndriçimin e tërthortë për sfondin e televizorit!

 

Ndriçimi për lexim

Kur dëshironi të lexoni ju keni nevojë për dritat e duhura. Kështu që zgjidhni një ndriçim të qetë, uniform dhe jo shumë të fortë. Për këtë ideale janë llambat standarde me një zgjatim ose dritat e tavolinës. Me dritën e tyre drejt tavanit llambat standarde sigurojnë një ndriçim optimal dhe të tërthortë në dhomën tuaj të ndenjes.

 

Ndriçimi i theksuar

Kjo është një nga kërkesat e fundit ndriçimin e dhomës tuaj të ndenjes.  Këta lloj ndriçuesish përdoren për të theksuar më shumë një pikturë, fotografi, objekt arti apo vende të tjera të rëndësishme të jetës tuaj, si edhe theksojnë elegancën.

 

3. Ndriçimi i dhomës së  gjumit

Ne shpenzojmë pothuajse një të tretën e jetës sonë në dhomën e gjumit, kështu një  sistem ndriçimit i mirë projektuar duhet edhe këtu.

 

Ndriçimi i përgjithshëm

Një gjumë i mirë gjatë natëes është receta më e mirë për të përballuar sfidat e ditës tjetër. Në dhomën e gjumit duhet krijuar një atmosferë qetësuese dhe këtë ua sigurojnë vetëm ndriçuesit e murit dhe të tavanit nga EGLO.

 

Ndriçimi nga krevati

Llambat e vendosura në të dy anët e krevatit sigurojë një atmosferë të këndshme, por ju mund ta ndryshoni atë duke përdorur edhe dritat e zbehta.

 

Ndriçimi i dollapit të rrobave

Ndriçimi i dollapit është gjithashtu një element mjaft i rëndësishëm i dhomës tuaj të gjumit.  Për këtë përdorni neonët, dritat e montuara në pjesën e poshtme etj.

 

4. Ndriçimi i dhomës së  fëmijëve

Kjo dhomë është streha për anëtarët më të rinj të familjes, e cila duhet të ofrojë një atmosferë lumturie dhe sigurie. Ndriçim i duhur kontribuon shumë në arritjen e qëllimit dhe të përshtatshmërisë të kësaj dhome.

 

5. Ndriçimi i tualetit

Ndriçimi i tualetit bëhet në varësi të kohës të ditës (mëngjes, drekë, darkë) dhe të humorit. Për shembull: drita të ftohta në mëngjes për tu zgjuar dhe në mbrëmjë drita të ngrohta për tu relaksuar. Sipas ekspertëve nëse bëjmë ndriçimin e duhur atëherë edhe banjot me sipërfaqe të vogël duken shumë më të mëdha.

 

6. Ndriçimi i zyrës së shtëpisë

Në zyrën e shtëpisë tuaj ju duhet të jeni në gjendje të punoni në mënyrë efikase dhe në një atmosferë të këndshme. Përveç të qënit një mjedis i qetë, për të qënë e përsosur zyra e shtëpisë tuaj ka nevojë dhe për një ndriçim të përsosur.

 

7. Ndriçimi i korridorit

Korridori është një element i rëndësishëm i shtëpisë. Në thelb ai është kartëvizita e saj, pasi na përcjell një përshtypje të parë të shtëpisë. Dritat e ngrohta mirëpresin miqtë apo vizitorët tuaj, por ai gjithashtu duhet të jetë i ndriçuar mjaftueshëm.

 

8. Ndriçimi i kopshtit

Gjatë stinës së verës kopshti kthehet në dhomën tuaj të dytë të ndenjes. Nëse ju bëni  ndriçimin e duhur mund ta gëzoni këtë dhomë edhe pas perëndimit të diellit. Kreativiteti ynë në  ndriçimin e tij nuk njeh kufij. Kompania jonë ofron drita për të theksuar bimët, ndriçuesit e bazamentit duke përfshirë edhe dritat  diellore.


Më të lexuarat