Secondary Adv

Transportuesi personal, te cilin mund ta mbani ne nje cante

Share on Google+

Një inxhinier japonez ka krijuar një transportues portativ, i cili është mjaftueshëm i vogël për tu mbajtur në një çantë. 

 

I quajtur ‘WalkCar’, ai është bërë nga alumini dhe peshon 2-3 kilogram, në varësi të faktit nësë është një version për në shtëpi apo jashtë saj. 26- vjeçari Kuniako Saito dhe ekipi i tij në ‘Cocoa Motors’  së fundmi zbuluan ‘WalkCar’, transportuesin me bateri litiumi, i cili ka madhësinë e një kompjuteri portativ.

 

Ai mund të mbajë ngarkesa deri në 120 kg, arrin një shpejtësi maksimale 10 km/h, për distanca deri në 12 kilometra pas 3 orësh karikimi. Sipas Saito transportuesi gjithashtu është shumë i lehtë për tu drejtuar. Kur përdoruesi është mbi të, WalkCar fillon punë automatikisht kurse kur ai largohet ndalon. Për të ndryshuar drejtim mjafton që përdoruesi të zhvendosë (lëkundë) peshën e tij.

Më e mira e të gjithave është se ajo nuk ka nevojë për parkim, pasi mund të mbahet në një çantë të vogël kur nuk është në përdorim. Transportuesi kushton 800 dollarë.


Më të lexuarat