Secondary Adv

Paneli diellor qe peshon 65 per qind me pak se ata tradicionale

Share on Google+

Kjo gjeneratë e re e paneleve diellorë mund të ofrojë disa përfitime, tilla si: një peshë shumë më të lehtë, instalim të thjeshtë si edhe rritjen e prodhimit të energjisë, për gjithçka nga ndërtesat te automjetet.

 

Panelet diellorë fleksibël CIGS (bakër indium galium selenid) nuk kërkojnë montimin e një rafti, peshojnë 65% më pak se ata tradicionalë dhe prodhojnë 10% më shumë energji.

Sipas kompanisë panelet mund të fiksohen në çdo sipërfaqe me anë të një shirit të veçantë, që mund të përdoret nga të dyja anët. Panelet e Sunflare janë fleksibël sepse ata përdorin një nështresë të hollë prej çeliku të pandryshkshëm me cilësi të lartë.

Len Gao, themeluesi i kompanisë Sunflare tha: “Kjo teknologji mund të përdoret kudo. Në sipërfaqe të lakuara, në muret anësorë të ndërtesave ose të integrohet në materialet e ndërtimit, Vizioni ynë është çdo gjë e ndërtuar nën diell duhet ta marrë energjinë nga dielli.”


Më të lexuarat