Secondary Adv

Panasonic krijon pasqyren qe mund te analizoje lekuren tuaj

Share on Google+

Kompania “Panasonic” ka krijuar një ‘pasqyrë inteligjente’, e cila mund të analizojë fytyrën tuaj dhe tu vërë në dukje difektet që kanë nevojë për ti kushtuar kujdes.

 

Prototipi i parë u prezantua në janar në CES në Las Vegas, kurse një model i ri i përditësuar u prezantua gjatë kësaj jave në shfaqjen CEATEC në Japoni. Në videon e fundit zëdhënësja e Panasonic, Marie Tanaka tha: “Këtu rrudhat, njollat e moshës dhe transparenca e lëkurës janë analizuar duke përdorur mënyrat e ndryshme që lëkura juaj reflekton dhe thith dritën.”

 

Pasi mbledh të dhënat paisja formulon një grim të veçantë që përputhet me tonin e lëkurës tuaj brenda një kohe të shkurtër. Pasi fytyra e përdoruesit është analizuar, atëherë ata mund të shtypin butonin ‘print’ në pasqyrë dhe do të printohet një fashë e hollë, e cila mund të aplikohet në fytyrë. 

Grimin që do të aplikoni mund ta pastroni fare lehtë më ujë, por sipas testeve të bëra në njerëz të ndryshëm mund ta mbani 24 orë pa asnjë problem. Panasonic thekson se pajisja është ende në fazat e hershme, pasi grimi i aplikuar ka nevojë për një ditë kohë që të thahet.


Më të lexuarat