×
Secondary Adv

Atletet vete-lidhese te Nike do të vijne së shpejti, por do te kushtojne shume!

Share on Google+

Nike ka njoftuar se atletet e saj vete-lidhese HyperAdapt 1.0 do të dalin në treg në dhjetor të këtij viti. 

 

Zëdhënsësi i Nike konfirmon se ato do të kushtojnë 720 dollarë dhe jo 1000 dollarë ashtu si e kanë raportuar disa media. Ndonëse 720 dollarë është dukshëm më i ulët se 1000 dollarë, ky çmim ende i bën ato atletet më të shtrenjta që Nike ka prodhuar ndonjëherë.

HyperAdapt 1.0 kanë vendin e tyre të karikimit ‘wireless’ i vensour në pjesën e tabanit, i cili ndriçon. Atletet kanë batëri litiumi, së cilës i duhen 3 orë për tu karikuar plotësisht dhe zgjat deri në 2 javë.

Atletet vetë-lidhëse kanë në pjesën e thembrave drita LED, të cilat tregojnë nivelin e energjisë. Kur dritat janë blu do të thotë se bateria është plot, kur janë të verdha ju keni ende disa ditë kohë dhe kur është e kuqe keni nevoje ti karikoni menjëherë.

Gjithsesi  çmimi për një palë atlete është i jashtëzakonshëm, por në qoftë se ju i shikoni ato në të njëjtën kategori me një smarfon ose kufje Bluetooth, çmimi për këto këpucë teknologjike mund të ndihet më i arsyeshëm.


Më të lexuarat