IBM krijon cipa karboni, te cilet e bejne kompjuterin 1000 here me te shpejte
Studiuesit e kompanisë me bazë në Nju Jork, IBM më në fund kanë zbuluar sekretin e krijimit të mikroprocesorëve duke përdorur nanotuba karboni.
Kjo risi mund të na çojë në krijimin e disa prej mikroprocesorëve më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë. Ata thonë se tubat e tyre mikroskopikë, në teori janë 6-10 herë më të shpejtë se sa ata prej silikoni të ditëve të sotme.
Nanotubat e karbonit janë një formë e karbonit, i ngjashëm me grafitin që ju gjeni në lapsa. Ata janë cilindrikë dhe 10.000 herë më të vegjël se flokët e njeriut, por më të fortë se çeliku. Ata janë gjithashtu përçues të mirë të energjisë elektrike dhe të ngrohjes edhe në një një zonë me sipërfaqe shumë të madhe. Ky material është aq i vlefshëm sa mund të shesë deri në 680 paund për gram.
Çipat, të cilët mund të përdoren për të përmirësuar në mënyrë dramatike pëerformancën e telefonave dhekompjuterave, do të ishin më të duqishmit që keni parë ndonjëherë dhe do të përdornin më pak energji elektrike se sa teknologjia aktuale.
Studiuesit pretendonjë se çipat e karbonit kanë potencial për ti bërë kompjuterat 1000 herë më të shpejtë . Problemi me nanotubat ka qënë gjithmonë madhësia e tyre, por hulumtuesit e IBM-së kanë gjetur një zgjidhje për këtë. Nanomaterialet janë tepër të vegjël, duke e bërë shumë të vështirë për të punuar me ta.