Secondary Adv

eBay ju tregon cfare dhuratash te blini per Krishtlindje duke analizuar shprehjet e fytyres tuaj

Share on Google+

Ebay është duke përdorur "teknologjinë e njohjes emocionale” për të ndihmuar blerësit të vendosin se çfarë dhuratash duan më shumë për Krishtlindje.

 

Ditën e martë në Londër ai hapi një dyqan, ku blerësit mund të hyjnë në një kabinë që përmban një ekran, kufje dhe një aparat fotografik. Në fillim vendosni një palë kufje dhe një zë i qetë ju shpjegon se çfarë do të ndodhë. Përdoruesi shkruan emrin e tij, email-in, moshën dhe gjininë. Më pas do të shfaqen imazhet e 12 produkteve të ndryshme, për rreth10 sekonda secila.

 

Për të reduktuar stresin, eBay i ka projektuar hapësirat  për të qenë sa më qetësuese të jetë e mundur dhe me ndriçim të ulët. Kamera përdor teknologjinë bio-analitike dhe dizajnin e kodimit të fytyrës të projektuar nga Lightëave, për të zbuluar reagimin e përdoruesit për çdo produkt. Për shembull, në qoftë se përdoruesi buzëqesh në një produkt, kamera do të zbulojë cepat e buzëve në rritje dhe rrudhosjen e syve, ndërsa nëse përdoruesi mbledh vetullat dhe rrudhos ballin do të zbulohet.

Pasi ka parë 12 produktet, përdoruesit i dërgohet një email që përmban rezultatet duke i treguar se te cilat produkte ai ka reaguar më mirë dhe se cilat nuk i kanë pëlqyer. eBay ka quajtur dyqanin e tij në Londër “'The Ultimate do good, feel good Shop.” Edhe pse ai është hapur vetëm për dy ditë, kompania beson se kjo mund të jetë e ardhmja e blerjeve (shopping).


Më të lexuarat