Londer, miratohet projekti per ndertimin e hotelit nentokesor
Së shpejti turistët në Londër do të kenë mundësinë të qëndrojnë në hotelin nëntokësor, i cili është i pari i këtij lloji në qytet.
I quajtur “LDN Hotel”, ai u projektua nga studio e arkitekturës “Ian Chalk Architects”. Hoteli do të ndërtohet në West End të Londrës nën Hotelin St Giles. Ai do të ketë dhoma pa dritare dhe asnjë burim natyror drite.
Dizajni i LDN Hotel do të jetë i ngjashëm me hotelet japoneze pod, sipas Design Curial, me përjashtim të një tualeti dhe dushi në dhomë. Ndërsa kritikët kanë ngritur shqetësimin për cilësinë e ajrit në një hotel të nëndheshëm, dizajni i hotelit përmban një sistem mekanik të ventilimit për pastrimin e ajrit, që thuhet se do të sigurojë ajër edhe më të pastër se jashtë. Hoteli nëntokësor do të mund të strehojë deri në 166 mysafirë dhe do të ketë çmime të përballueshme.