Secondary Adv

Koreja e Jugut nderton robotin humanoid gjigand

Share on Google+

‘Future Technology’, një kompani me bazë ne Korenë e Jugut ka ndërtuar një robot humanoid gjigand.

 

I quajtur “Method-1”, ai është 4 metër i lartë dhe peshon 1.5 ton. Roboti ende nuk ka ndonjë armatim të rëndë të instaluar në të, por patjetër që ka strukturën për tu përdorur në aplikime ushtarake.

 

Roboti me dy këmbë përdor një qark kontrollues për të mbajtur trupin e tij 1.5 ton të balancuar, dhe gjithashtu ka arritur të bëjë një ecje të zgjeruar, e cila është një arritje e madhe edhe për robotë në shkallë më të vogla.

Kjo nuk është hera e parë  që koncepti i eksoskeleteve aplikohet, me tëknologji e cila përdoret në një mori aplikimesh industriale dhe ushtarake.  Kjo teknologji është përdorur si në zgjerimet robotike në industrinë minerare, si dhe në çaktivizimin e bombave.


Më të lexuarat