Secondary Adv

Kulla me e larte ne Gjermani per testimin e ashensoreve

Share on Google+

Kjo kullë duket mbresëlënëse, por a do të jeni aq të guximshëm sa të punoni atje? Struktura 246 metër e gjatë,e cila ndodhet në Rottweil në Gjermaninë Jugperëndimore do të përdoret nga firma e ashensorëve ‘Thyssenkrupp Elevator’ për ti testuar ata.

 

Ajo ka 12 boshte (akse) për testimin e ashensorëve dhe pjesëve e tyre. Disa do të lëvizin me 18m/s (65 km/h). Është  vendosur që ajo të jetë funksionale në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërtimi i saj kushton 35 milion paund dhe do të testojë jo vetëm ashensorët që lëvizin lart e poshtë, por edhe krah për krah. Bosi i kompanisë Andreas Schierenbeck tha se kjo do të shkurtojë sasinë e hapësirës që kërkohet për ashensorët deri në 40 për qind. Kompania shpreson se sistemi i ri ashensorëve, i njohur si MULTI, do të jetë më popullor në Lindjen e Mesme dhe Azi, ku ndërtesat janë duke u bërë edhe më të larta.


Më të lexuarat