Secondary Adv

Shkencetaret zbulojne nje gjendje te re te ujit

Share on Google+

Një nga gjërat më themelore që mësohet në shkollë është se uji mund të ekzistojë në tre gjendje të ndryshme, si: të ngurtë, të lëngshme ose në gjendje gazi.

 

Por, kohët e fundit një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka zbuluar se uji i lëngshëm mund të vijë në të vërtetë në dy gjendje të ndryshme. Ata kanë matur disa veti fizike të ujit në temperatura ndërmjet 0℃ dhe 100℃ në kushte normale atmosferike.

Çuditërisht, ata gjetën një ngërç në veti të tilla si: tensioni sipërfaqësor  i ujit dhe indeksi i tij thyes rreth temperaturës 50 ℃. Hulumtuesit  zbuluan se midis 50℃ dhe 60℃, uji është në gjendje të ‘ndryshojë gjendje’  dhe të shfaqë  veti të reja. Ata vënë re një ndryshim pasi temperatura e ujit arriti në 50 gradë dhe u habitën kur panë që vetitë ndryshuan deri në 60 gradë.

Çdo veti ka ‘temperaturë të mbikalimit’ të ndryshme  dhe ekipi sugjeroi se kjo është për shkak se uji i lëngshëm kishte kaluar në një fazë tjetër. Kjo shenjë e një ndryshimi të mundshëm në një gjendje tjetër mund të ndezë një diskutim të nxehtë në komunitetin shkencor. Dhe, nëse konfirmohet, ajo mund të sjellë implikime për një sërë fushash, duke përfshirë nanoteknologjinë dhe biologjinë.


Më të lexuarat