Një nga gjërat më themelore që mësohet në shkollë është se uji mund të ekzistojë në tre gjendje të ndryshme, si: të ngurtë, të lëngshme ose në gjendje gazi.
Por, kohët e fundit një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka zbuluar se uji i lëngshëm mund të vijë në të vërtetë në dy gjendje të ndryshme. Ata kanë matur disa veti fizike të ujit në temperatura ndërmjet 0ââÆ dhe 100ââÆ në kushte normale atmosferike.
Çuditërisht, ata gjetën një ngërç në veti të tilla si: tensioni sipërfaqësor i ujit dhe indeksi i tij thyes rreth temperaturës 50 ââÆ. Hulumtuesit zbuluan se midis 50ââÆ dhe 60ââÆ, uji është në gjendje të ‘ndryshojë gjendje’ dhe të shfaqë veti të reja. Ata vënë re një ndryshim pasi temperatura e ujit arriti në 50 gradë dhe u habitën kur panë që vetitë ndryshuan deri në 60 gradë.
Çdo veti ka ‘temperaturë të mbikalimit’ të ndryshme dhe ekipi sugjeroi se kjo është për shkak se uji i lëngshëm kishte kaluar në një fazë tjetër. Kjo shenjë e një ndryshimi të mundshëm në një gjendje tjetër mund të ndezë një diskutim të nxehtë në komunitetin shkencor. Dhe, nëse konfirmohet, ajo mund të sjellë implikime për një sërë fushash, duke përfshirë nanoteknologjinë dhe biologjinë.