Secondary Adv

Policia ne Dubai do te perdore nje robot per parandalimin e krimeve

Share on Google+

Policia e Dubait ka zhvilluar një software, i cili analizon modele nga databaza e policisë dhe përpiqet të paralajmërojë, kur dhe ku një ngjarje mund të ndodhë.

 

I quajtur ‘Crime Prediction,’ software përdor ‘algoritme të sofistikuara’ për të bërë parashikimet e tij dhe të dhënat që ai gjeneron janë ‘shumë të sakta.’ Sipas SIME, teknologjia mund të paralajmërojë ekipet e patrullimit se cilat rrethe mund të kenë më shumë nevojë për vëmendjen e policisë, për të parandaluar një krim.

Ideja e përdorimit të inteligjencës artificiale ka shkaktuar polemika në muajt e fundit, pasi disa pretendojnë se ajo mund të sjellë pasoja të padëshiruara apo edhe edhe të operojë me paragjykime raciale. Në shtator, hulumtuesit publikuan një raport duke argumentuar se kjo teknikë do të ketë ndikim pozitiv në parandalimin e krimit. Por gjithashtu, ata paralajmëruan se kjo mund të rrezikojë miliona vende pune.


Më të lexuarat