Secondary Adv

Hekurudha me e thepisur ne bote

Share on Google+

Hekurudha Pilatus është një nga më të thepisurat në botë. Ajo lidh fshatin Alpnachstad me terminalin e saj në afërsi të majës së malit me të njëjtin emër.

 

Me një terminal që ndodhet në lartësinë 2,073 metë, hekurudha ngjitet një pjerrësi prej më shumë se 1.600 metra në vetëm 4.6 km. Gradientët e saj shkojnë nga 38% deri në 48%, që është maksimumi i saj. Kjo është më e pjerrët se sa rruga më e pjerrët në botë, Baldëin në Zelandën e Re.

Për herë të parë ndërtimi i saj u propoua në vitin 1873. Hekurudha kishte një matës standart 1,435 dhe gradient maksimal 25%.  Në atë kohë propozimi u hodh poshtë duke mos qenë ekonomikisht i qëndrueshëm. Koloneli Eduard Loker, një inxhinier me përvojë, shpiku  një zgjidhje unike, e cila lejon për një gradient maksimal 48% efektivisht shkurtimin e gjatësisë së  rrugës në gjysmë. Kapaciteti maksimal i saj për të transportuar pasagjerë është 340 perona, kurse shpejtësia e udhëtimit është ngjitja 9-12 km/h, zbritja maksimumi  9 km/h.


Më të lexuarat