![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
10 zhvillime te rendesishme per transportin publik ne vitin 2016
Në lidhje me qëndrueshmërinë, përballjen me sfidat mjedisore dhe gjenerimin e mënyrave për të udhëtuar më shpejt, 2016 ishte viti që solli shumë projekte të reja për transportin publik.
Më poshtë po ju listojmë disa prej tyre:
1. Hyperloop nga Big, Arup and Aecom
Në nëntor, grupi Bjarke Ingels ka zbuluar më shumë detaje rreth sistemit të tij të transportit hyperloop, i cili do të lidhë qytetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai dhe Abu Dabi në vetëm 12 minuta.
2. Hyperloop nga Weston Williamson
Propozimi i Weston Williamson ka përparësi në tipologjinë e veçantë të zhvillimit të Australisë. Qendra tregëtare urbane, me rrugët e qarta midis tyre dhe propozon një sisitem hyperlup që kalon ndërmjet qyteteve Adelaide, Melburn, Kanberra, Sidnei dhe Brisbejn.
Potencialisht, ky sistem do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Melburn në Brisbejn nga një udhëtim me tren, që zgjat rreth një ditë e gjysmë në vetëm 90 minuta. Ky propozim ka për qëllim të revolucionarizojnë udhëtimin e udhëtarëve, të rritë ekonominë e vendit dhe të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në objektivat e ndryshimit të klimës.
3. Makinat ajrore me kabllo të Çikagos nga Davis Brody Bond dhe Marks Barfield
Ky sistem u dizenjua nga firmat e arkitektures Davis Brody Bond dhe Marks Barfield. Ai do të ketë stacione të pozicionuar në afërsi të Parkut ‘Millennium’ dhe Michigan Avenue duke inkurajuar vizitorët të eksplorojnë qytetin pa përdorimin e makinave.
4. Palestra lundruese në Paris nga Carlo Ratti
Në nëntor arkitekti italian Carlo Ratti prezantoi projektin e tij për një palestër të veçantë, e cila e merr energjinë nga njeriu dhe lundron përgjatë lumit Sena në Paris. Anija është 20 metër e gjatë dhe mund të mbajë deri në 45 persona.
5. Roboat nga Instituti AMS në bashkëpunim me MIT
Roboat është hulumtimi i parë në botë në shkallë të gjerë, që shqyrton dhe teston një sërë mundësish për sistemet autonome në ujë.
6. Autobusi autonom nga Mercedes-Benz
Autobusi i ardhshëm i Mercedes-Benz do të rritë aktivitetin e autobuzit të qytetit, si një mjet transporti. Te tre grupet përfitojnë nga dizajni dhe teknologjia inivative e tij. Autobusi bëhet një me mjedisin e tij, si në aspektin e dizajnit të tij të jashtme dhe të brendshëm, lëviz përgjatë vijës të përcaktuar për të dhe komunikon me rrethinat e tij.
7. Autobusi i lartë i Kinës nga Teb Technology
Autobusi i parë i lartë në botë u testua për herë të parë në muajin gusht në provincën Hebei të Kinës. Mjeti gjigand është 22 metër i gjatë, rreth 8 metër i gjerë dhe arrin gati 5 metra mbi majat e makinave. Autobusi mban deri në 300 pasagjerë.
8. ‘Dancer Bus’ nga JSC ‘VÃâjo Projektai’
‘Dancer Bus’ është një projekt nga JSC ‘VÃâjo Projektai’ që ka për qëllim të krijojë një brez të ri të autobusëve qytetit. Me këtë propozim, krijuesit përziejnë teknologjinë, artin dhe industrinë për të përmirësuar mjedisin urban.
9. Tramvaji nga Ora Ito dhe Alstom
Tramvaji, i cili do të ndërtohet në Nice, Francë është projektuar nga Ora Ito dhe Alstom. Ai do të kalojë nëpër rrugët e qytetit historik duke hapur një epokë të re të infrastrukturës bashkëkohore urbane.
10. Korsia e ndritshme per biçikleta në Poloni
Rruga e ndritshme ngjyrë blu, e cila ndodhet pranë qytetit Lidzbark Ëarminski në veri të Polonisë, u krijua nga Instituti “TPA Badaà â Technicznych Sp. z o.o.” Ajo është e bërë nga një material sintetik dhe mund të emetojë dritë për rreth 10 orë. Energjinë e merr nga dielli gjatë ditës.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)