Secondary Adv

Krijohet teli me i holle ne bote

Share on Google+

Shkencëtarët kanë krijuar telin elektrik më të hollë në botë, i cili është ka diameter sa 3 atome.

 

Kjo është realizuar nga shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit dhe Departamenti i Energjitikës.  Ata përcaktuan se si të përdornin diamondoid-ët (pjesët më të vogla të diamantit), për të ndërtuar telin më të hollë elektrik.

Nicholas Melosh nga Universiteti i Stanfordit tha: “Madhësia e tyre tepër e vogël është e rëndësishme, sepse një material që ekziston në vetëm në një ose dy dimensione mund të ketë veti shumë të ndryshme dhe të jashtëzakonshme, në krahasim me të njëjtin material të bërë në masë.”

Diamondoid-ët  bashkëngjiten me atomet e bakrit dhe squfurit, duke krijuar kështu tela. Molekulat lidhen në një mënyrë të veçantë, e cila mund të sjellë pëlhura që gjenerojnë energji elektrike me anë të lëvizjes. Përdorimet e mundshme për një teknologji të tillë të vogël duken të pafundme. Hulumtuesit shpresojnë që në të ardhmen të bëhet më shumë punë për këta tela dhe integrimin e tyre me nanoteknologji të tjera.


Më të lexuarat