Secondary Adv

Volkswagen prezanton mikrobusin autonom plotesisht elektrik

Volkswagen, kompania gjermane e prodhimit të makinave, ka prezantuar në eventin “Detroit Auto Show’ mikrobusin e saj të ri.

I quajtu I.D. Buzz, ai është plotësisht elektrik, siguron hapësirë të mjaftueshme për deri në tetë pasagjerë dhe dy ndarje për bagazhet. Ai ka dy motorë elektrikë, një në boshtin e përparmë dhe një në pjesën e pasme për të gjeneruar një total prej 369 kuaj-fuqi. Shpejtësia maksimale e tij është 159 km/h.

I.D. Buzz ka një bateri me kapacitet 111 kWh dhe mund të përshkojë deri në 434 km (270 milje) sipas metodës ameriakne të testimit, kurse asaj sipas europiane 600 km (373 milje). Ky mikrobus i Volkswagen gjithashtu është plotësisht autonom dhe prodhimi i tij do të përfundojë në vitin 2025.

 

Me te lexuarat ne Inovacion