Secondary Adv

Disa keshilla se si te rrisni vleren e shtepise tuaj...

Share on Google+

Para se të filloni me rinovimin e shtëpisë tuaj duhet të dini se cilat punime do të rrisin vlerën e saj. Mjafton të ndiqni këto këshilla dhe rritja e vlerës së shtëpisë tuaj është më e lehtë se sa mendoni. 

 

1. Rinovimi i banjos

Njerëzit i pëlqejnë banjot e mëdha, por nësë ju nuk mund ta zgjeroni atë, atëherë mund ta lyeni me një ngjyrë të lehtë si: krem apo e bardhe, e cila do ta bëjë të duket më e mëdhe.

Gjithashtu, ju mund të krijoni më shumë hapësirë për ‘magazinim’ nëse vendosni rafte shtesë sipër tualetit apo edhe rafte të montuar në mur (rafte lundrues), të cilët nuk kanë nevojë për shumë hapësirë. Zëvendësoni letrën e vjetër murale dhe kushtojini rëndësi ndriçimit, pasi drita e këndshme i bën njerëzit të ndjehen të relaksuar.

 

2. Përmirësimet e kuzhinës

Duke shtuar detaje për kuzhinën tuaj, do e bëni atë të duket sa më tërheqëse. Nëse ju zëvendësoni perdet e vjetra apo blini një tapet të ri, kjo patjetër do të bënte një ndryshim.

Blerja e dollapeve të rinj në kuzhinë do të kushtonte shumë, kështu që më mirë lyejini ata me një ngjyrë të re dhe moderne, pasi kështu do të duken pothuajse si të reja. Diçka tjetër shumë e rëndësishme është: pastrojeni kuzhinën dhe mbani vetëm gjërat e nevojshme, pasi kështu do të keni më shumë hapësirë.

 

3. Dyshemeja dhe muret

Muret janë pjesa më e madhe e shtëpisë dhe pamja e tyre ka një ndikim të madh në përshtypjen që krijohet rreth saj.

Nëse keni ndonjë dhomë me ngjyra shumë të lehta apo të bezdisshme, rilyejeni atë. Të gjitha letrat murale  që nuk mund të konsiderohen më moderne duhet të hiqen. Ndriçimi në tavan duhet të jetë vetëm krijues, pa shpenzuar shumë para.

 

4. Riparoni çatinë

Çatia është një nga pjesët themelore të mbrojtjes dhe ajo duhet të jetë në formën më të mirë të mundshme. Nëse në çati ka vrima lehtësisht të dukshme, ju mund ta rregulloni atë vetë duke ndjekur udhëzimet, të cilat mund të gjenden në internet. 

Gjithashtu mund të zëvendësoni pllakat e thyera ose të instaloni disa komponentë të rinj për mbulim. Të lyeni çatinë është një mënyrë tjetër e është një mënyrë e lirë për të shtuar vlerën e shtëpisë tuaj.

 

5. Dekoroni oborrin tuaj

Nëse dëshironi që të gjithë të ndihen komodë në oborrin tuaj, atëherë mund të mbillni pemë ose bimë të thjeshta, të cilat janë të lehta për tu mirëmbajtur. Është e këshillueshme të zgjidhni bimë që rriten në zonën ku ju jetoni. Ato jo vetëm do e bëjnë oborrin e shtëpisë tuaj të duket bukur, por gjithashtu do bëjnë ajër të pastër dhe do ju ofrojnë hije në vërë.


Më të lexuarat