Roboti qe i ben te moshuarit mos ndihen te vetmuar
Së shpejti një robot mund të ndihmojë të moshuarit të mos ndhen të vetmuar. Elli.Q përdor inteligjencën artificiale për të mësuar se çfarë pëlqen pronari i tij dhe do të ndihmojë ata të përdorin mediat sociale dhe të luajnë lojra online.
Roboti, shpikësit e të cilit pohojnë se ai është një nga më të përparuarit në botë, tashmë është prezantuar gjatë një panaiti në Muzeun e Dizajnit në Londër. Sipas Age UK, gati gjysma e të gjithë njerëzve mbi 75 vjeç jetojnë vetëm dhe më shumë se 1 milion gjithmonë e më shumë ndihen të vetmuar. Projektuar nga një kompani me bazë në Izrael, Elli.Q pritet të ndihmojë për të luftuar këtë vetmi.
Roboti do ti sugjerojë pronarit të tij aktivitete të tilla si: të lexojë, të shkojë për një shëtitje, të luajë lojëra ose të telefonojë miqtë dhe familjen. Duke përdorur ‘gjuhën e trupit’ që përcjell emocion, tingujt, dritat dhe imazhet për të shprehur veten, Elli.Q është dizajnuar për tu kuptuar lehtë. Duke përdorur IA, ai mëson preferencat, sjelljen dhe personalitetin e pronarit të tij.
Ai rekomandon vazhdimisht aktivitete të bazuara në të mësuarit e tij ose në rekomandimet e familjes. Elli.Q gjithashtu ka aftësinë për të monitoruar mirëqënien dhe mjedisin në shtëpi.