Kina nderton vendkalimin lundrues me te madh ne bote
Kina vazhdon të thyejnë rekorde në fushën e ndërtimit, duke rivalizuar ambicien e Dubait për të qënë vendi i pari në botë për ndërtesat mbresëlënëse dhe të çuditshme.
Kohët e fundit u zbulua se një shoqëri kineze ka fituar kontratën për ndërtimin e dy kullave të reja binjake, të cilat do të tejkalojnë Kullat Petronas në Kuala Lumpur me mbi 105m. Kullat binjake do të ndërtohen në Phnom Penh nga ‘Sino Great Wall International’ dhe ‘Wuchang Shipbuilding Industry Group’me një kosto totale prej 2.7 miliardë dollarë.
Të vendosura përgjatë lumit Mekong, këto ndërtesa do të shtrihen në 560 metra dhe përfshijnë 133 kate brenda 1.6 milion metër katror. Kina është duke u bërë gjithnjë e më e njohur jo vetëm për ndërtesat e saj mbresëlënëse në tokë, por edhe per veprat e ndërtuara në det. Për të zhvilluar më tej turizmin në rajon, Kina është bërë ‘shtëpia’ e vendkalimit lundrues më të gjatë në botë, i cili përfshin mbi 48. 300 metër.
I hapur zyrtarisht ditën e Vitit të Ri në jug-perëndim të Kinës, vendkalimi lundrues ndodhet në lumin Hongshui dhe është i rrethuar nga më shumë se 20.000 objekte argëtuese. Natën ai ndriçohet nga dhjetëra mijëra drita me ngjyra. Vendi priti mbi 60,000 turistë që pas hapjes së vendkalimit.