Secondary Adv

Kjo teknologji revolucionare prodhon beton ekologjik

Share on Google+

Në të ardhmen, materialet e përbërë pritet të jenë më të fortë, më të lehtë, më të lirë dhe më ekologjikë për planetin tonë, falë një shpikjeje të Richard E. Riman, profesor në Universitetin Rutgers, SHBA.

 

Ai shpiku një teknologji efikase në energji, që shfrytëzon kryesisht reaksionet e ujit në temperaturë të ulët. Si rezultat, ai dhe ekipi i tij mund të bëjnë në ujë gjëra që më parë bëheshin në temperatura edhe mbi ato të nevojshme për të dekompozuar termikisht plastikën.

 

Deri më tani, teknologjia revolucionare është përdorur për të bërë më shumë se 30 materiale të ndryshme, duke përfshirë beton që ruan dioksid karboni, një nga gazet kryesorë që lidhet me ndryshimet klimaterike.

Materiale të tjera përfshijnë familjet e shumta të përbërësve që përfshijnë një gamë të gjerë të metaleve, polimerëve dhe qeramikës, të cilët mund të jenë përpunuar të ngjajnë me drurin, kockën, guaskat e detit dhe madje edhe çelikun.

Një alternativë premtuese është krijimi i materialeve për automobila të lehtë, tha Riman. Materialet mund të përdoren për motorë, aplikime të brendshme  dhe të jashtme.  Materialet e tjera mund të kryejnë funksione të avancuara elektronike, optike dhe magnetike që zëvendësojnë ato mekanike.


Më të lexuarat