Secondary Adv

iPhone 8, vjen me teknologji te indetifikimit te fytyres

Share on Google+

Sipas disa thashethemeve të reja në lidhje me iPhone 8, kompania Apple ka eleminuar ‘Touch ID’, duke e zëvendësuar atë me teknologjinë për njohjen e fytyrës.

 

Pajisja do të ketë në pjesën e përparme një skaner 3D me lazer për të identifikuar fytyrën e përdoruesit, në vend të gishtave të tyre, në mënyrë që të ofrojë një siguri të klasit të parë.

 

Megjithatë, duke i shtuar dizajnit të tij skanerin 3D, çmimi i iPhone 8 do të rritet 10-15 dollarë për njësi. Dhe të gjitha teknologjitë e tjera si: ekran OLED, veshja e jashtme e qelqit, karikimi pa tel etj është përfolur se do të rritin çmimin e tij.

Ekspertë të tjerë kanë thënë se smartfoni mund tu kushtojë përdoruesve më shumë se 1,000 dollarë (£ 800), duke e bërë atë celularin më të shtrenjtë që firma ka prodhuar ndonjëherë.

Disa thashetheme që kanë qarkulluar në lidhje me iPhone 8: Kmera 3D me lente të dyfishtë, realiteti i zmadhuar për të gjeneruar pamje në kohë reale të mjedisit, kornizë qelqi e lakuar, ekran OLED, karikim ‘ëireless’, një model i ri plotësisht i bardhë, teknologjia e njohjes së fytyrës etj.


Më të lexuarat