Secondary Adv

Nokia 3310 kthehet ne treg pas 17 vjetesh

Share on Google+

Kompania Nokia ka prezantuar versionin e ri të 3310 në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë. Ai vjen në katër ngjyra të ndryshme dhe bateria i zgjat deri në një muaj.

 

Versioni i ri rikrijon dizajnin e origjinalit, i cili ishte një ikonë në fillim të viteve 2000. Ai ishte një nga celularët e parë, i cili u bë edhe një ikonë kulturore, me zilen e tij dalluese, dizajnin kompakt dhe një lojë celulari Snake, dhe shitur më shumë se 100 milionë njësi.

Celulari i ri ka një ekran të lakuar, të dizenjuar posaçërisht për një pamje më të mirë në rrezet e diellit, një kamera 2-megapixel, vednin e kufjeve dhe për një kartë SD dhe ju ofron akses në internet nëpërmjet një lidhje 2.5G për të bërë jetën tuaj pak më e lehtë. Dhe sigurisht, ai e ka përsëri lojën Snake! Nokia e re 3310 do të kushtojë rreth 51 dollarë (49€, £41).


Më të lexuarat