Secondary Adv

Njihuni me vendet me toksike ne bote

Share on Google+

Ndryshimi i klimës është një nga kërcënimet më të mëdha me të cilat përballemi. Sipas Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) vazhdimi i emetimit të gazeve serë në nivelin e tyre aktual mund të shkaktojë një ndikim katastrofal dhe të pakthyeshëm në planet.

 

Efektet e ndryshimeve klimatike janë tashmë të qarta: 2016 është quajtur zyrtarisht viti më i nxehtë. Temperaturat nuk kishin qënë kaq të nxehta prej 115,000 vitesh, ndërsa në Antarktidë ky moti i ngrohtë ka shkaktuar një çarje të madhe në ajsbregun Larsen C . Nëse ky ajsberg, i cili është sa një e katërta e madhësisë së Uellsit, thyhet, atëherë ai do të shkaktojë rritje të nivelit të detit me 4 inç (10 cm).

 

Tani është shumë e rëndësishme që vendet në të gjithë botën të nisin iniciativa serioze për të trajtuar ndryshimin e klimës, në mënyrë që të shpëtojnë  Tokën nga pasojat katastrofike. Harta e mëposhtme tregon vendet më toksike në botë, dhe nxjerr në pah ata që kanë nevojë të bëjnë më shumë për të kufizuar ndikimin e tyre mbi mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Të dhënat për këtë hulumtim janë marrë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Performanca e secilit vend u rendit duke u bazuar në 5 faktorë:

1. Konsumi i energjisë, për frymë

2. Emetimet e e dioksidit të karbonit nga djegia e karburantit, për frymë

3. Ndotja e ajrit

4. Vdekjet që i atribuohen ndotjes së ajrit, për 100,00 frymë

5. Prodhimi i energjisë së rinovueshme

‘Eco Experts’ kanë renditur Arabinë Saudite si vendin më toksik në botë, me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit. Vendet e tjera të pasura me naftë si Kuvajti, Katari, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë gjithashtu në krye të listës.

Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 66, më mirë se Kanadaja, Kina, apo Rusia, por më keq se India dhe Mbretëria e Bashkuar. Një surprizë ishte se vendet nordike si Islanda dhe Norvegjia konsumonin më shumë energji se të tjerët. Ndërkohë, pesë vendet më pak toksike gjenden të gjithë në Afrikë. Vendi më pak toksik në botë është Kenia, e ndjekur nga Tanzania, Etiopia, Mozambiku dhe Kameruni.


Më të lexuarat