Secondary Adv

Amazon do te insatloje sisteme diellore ne 50 objekte deri ne 2020

Share on Google+

Amazon ka bërë të ditura planet e saj për të instaluar brenda këtij viti panele diellorë në çatitë e objekteve të saj në SHBA. Projektet e parë të planifikuar të përfundojnë këtë vit do të prodhojnë më shumë se 41 megavat energji të pastër.

 

Panelet diellorë do të instalohen në qendrat e Amazon në Kaliforni, Neë Jersey, Maryland, Nevada dhe Delaëare. Në varësi të faktorëve të ndryshëm, instalimet diellore mund tu sigurojnë objekteve deri në 80% të energjisë së nevojshme për të funksionuar.

Projekti është pjesë e iniciativës më të madhe të kompanisë për të instaluar sistemet diellore në 50 objekte në të gjithë botën deri në vitin 2020. Sipas Amazon, kompania është duke punuar edhe në projekte të tjera të energjisë së pastër, duke përfshirë një fermë ere në Teksas dhe një rrjet të fermave të erës dhe diellore në Indiana, Karolinën e Veriut,Ohajo dhe Virxhinia. 


Më të lexuarat