Secondary Adv

Trendet e ndricuesave per 2017

Share on Google+

Ndriçimi është një ndër elementët më të rëndësishëm të dekorit të shtëpisë dhe tendencat e tij ndryshojnë shpesh. Gjëja më e mirë rreth ndriçimit është fakti se ai mund të përshtatet menjëherë në çdo atmosferë më bashkëkohore dhe ekskluzive, pa pasur nevojë për të bërë shumë ndryshime në pjesën tjetër të dizajnit.

 

Në këtë artikull do ju tregojmë për trendet e ndriçuesave që ju duhet të përdorni këtë pranverë.

 

1. Stili industrial i modernizuar

Kërkoni për ndriçim modern industrial që paraqet tone të pasur dhe metale alternative. Mos kini frikë të investoni në këtë stil, pasi ai do të jetë në mode edhe për vitet e ardhshme.

 

2. Metalet e ngrohtë

Ari, tunxhi, bakri, si edhe ari rozë kanë qenë në trend për dekorin e shtëpisë kohët e fundit, dhe tani edhe për ndriçimin.

 

3. Stili minimalist

Minimalism është sinonim me modernen. Në kontrast me pamjen rurale, nuk ka dekorime dalluese. Atë e karakterizojnë linja të pastra dhe forma të thjeshta. Kjo që e bën minimalizmin një filozofi shumë të pastër të dizajnit.

 

4. Nriçuesa në forma gjeometrike

Ky lloj trendi kërkon një estetikë minimaliste, thjeshtësi të plotë. Ky do të jetë një nga tendencat më të nxehta për Pranverë 2017. Gjëja më e mirë për këtë stil është se ai përshtatet me çdo dekor shtëpie në mënyrë të përkryer.


Më të lexuarat