Secondary Adv

Nju Jorku perdor per here te pare dronet si zjarrfikes

Share on Google+

Ditën e hënë, Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut ka përdorur për herë të parë dronët për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Bronx.

 

Duke përdorur kamerat e dronit  zjarrfikësit në terren ishin në gjendje për të marrë një pamje të përgjithshme të ndërtesës dhe për t’i ndihmuar të shuanin flakët. Zjarri shpërtheu rreth orës 6:20 të hënën, në mbrëmje në katin e fundit të një pallati 6-katësh pranë Arthur Avenue në Bronx.

 

Droni, i cili kushton 85,000 dollarë dhe peshon 3.6 kg është i pajisur me një kamera të cilësisë së lartë dhe rreze infra të kuqe. Kjo, e lejoi atë të kapë një pamje të përgjithashme të ndërtesës 6-katëshe, që ishte në zjarr. “Ne përdorëm dronin për herë të parë në mbështetje të një  alarmi për zjarr në Bronx”: tha Timothy Herlocker, Drejtor i Qendrës Operative të FDNY.


Më të lexuarat